Njerëzit që vuajnë nga hipertensioni kanë gjasa më të mëdha të sëmuren nga aterosklezora, sëmundjet e zemrës dhe gjakderdhjes në tru. Kur diagnostifikohet tensioni i lartë, ekzistojnë ilaçe që këtë e stabilizojnë. Por nëse i përmbaheni këshillave më poshtë shtypjen tuaj të gjakut në mënyrë natyrale mund ta bëni ideal.
Dobësohuni- Disa kilogram më shumë nuk i mundojnë vetëm muskujt por edhe zemrën dhe kështu vjen deri tek bllokimi i enëve të gjakut. Humbja e kilogramëve mund të reduktoj shtypjen tuaj të gjakut.
Lëvizni- Ndaleni televizorin dhe kompjuterin dhe ngrihuni në këmbë. Aerobiku, kërcimi, ecja dhe noti munden shumë t’ju ndihmojnë në peshën e trupit tuaj, por edhe në atë të shtypjes së gjakut.
Flini- Më shumë se 50 për qind e njerëzve që vuajnë nga ndalja e shkurt e frymëmarrjes në gjumë vuajnë edhe nga hipertensioni. Dushi me ujë të nxehtë apo paritja në avull ndihmon në lirimin e sinuseve dhe me këtë ju ndihmon të keni gjumë më të mirë dhe kështu ul shtypjen e gjakut.
Reduktoni përdorimin e alkoolit- Njerëzit që shumë kaherë pinë nga dy gota alkool në ditë kanë më shumë predispozita të vuajnë nga hipertensioni në krahasim me ata që nuk e përdorin fare. Ata që janë të kujdesshëm me pije kanë shanse më të vogla të vuajnë nga kjo.
Thoni jo cigares– Pirja e duhanit ngrit shtypjen e gjakut dhe përshpejton rrahjet e zemrës dhe për këtë shkak arteriet tuaja vuajnë dhe bëhen më pak fleksibile.
Konsumoni kafe me rregull- Kafeina mund të rrisë shtypjen e gjakut tek ata njerëz që e kanë të lartë, në rast se kafen nuk e pijnë me rregull, por edhe mund të rrisin stresin. Është çuditëse se si tek njerëzit që e përdorin kafen me rregull këto simptome nuk vërehen. Andaj edhe deri në 6 filxhanë kafe apo çaj të zi nuk janë të rrezikshme për ngritjen e shtypjes së gjakut.
Rregulloni ushqimin- Nëse i ikni ushqimit të thatë dhe e rregulloni të ushqyerin është njëri ndër faktorët kyç për përmirësim të shtypjes së gjakut. Pemët dhe perimet përmbajnë favonoide që dukshëm e rregullojnë shtypjen e gjakut.
Largoni kripën- Zvogëlimi i natriumit, apo kripës së kuzhinës është direkt i lidhur me uljen e shtypjes së gjakut.
Çlirohuni nga stresi- Ballafaqimi me stresin rrit adrenalinën tonë i cili është direkt i lidhur me ngushtimin e enëve të gjakut si dhe ngritjen e shtypjes së gjakut dhe dobësimin e zemrës. Andaj sado që të mundeni largohuni nga stresi dhe situatat stresuese.
/kosovarja.ch/