1.4 C
Priština
More

    Mënyra më e mirë për të pastruar frigoriferin tuaj

    spot_imgspot_img

    Gjëja e parë që duhet të bëni: të hiqni gjithçka jashtë. Përderisa është i zbrazët frigoriferi juaj jepni një pastrim të tërësishëm, e më pas rregulloni përmbajtjet e mbetura në vendin e duhur.

    HAPI I PARË: Hiqni gjërat dhe pastroni frigoriferin

    Hiqni të gjitha gjërat jashtë duke i hudhur ato me afat të skaduar. Për t’i mbajtur ftohtë gjërat derisa ta pastroni frigorifrin, vendosini në një ambient më të freskët.

    Sanitarizoni gjithçka brenda frigoriferit duke përfshirë raftet nëse janë të ndashme si dhe përdorni një furç të dhëmbëve duke aplikuar një pastë me ujë të nxehtë dhe sode bikarbone duke pastruar qoshet më të imëta rreth rafteve. Pastroni papastërtitë me një sfungjer të zhytur në ujë të ngrohtë me sapun. Shpëlani dhe thani vendin.

    Largoni erën e keqe duke pastruar muret e brendshme me një pëlhurë mikrofibër dhe përdorni ekstrakt vanilje për aromë.

    Largoni pluhurin duke përdorur brusha edhe pas frigoriferit dhe kudo që ka pluhur në hapësirën ku ndodhet frigoriferi.

    HAPI I DYTË: Rivendosni gjërat brenda frigoriferit

    Vezët duhet të vendosen aty ku temperatura është më e qëndrueshme, diku ndërmjet rafteve. Është mirë t’i leni në kartonin e tyre oriigjinal e jo ti transferoni në enën përkatëse për vezë.

    Qumështi duhet të qëndrojë në raftin e poshtëm aty ku është më ftohtë.

    Kosi, jogurti dhe djathi duhet të qëndrojnë për të njejtën arsye në raftin e poshtëm, aty ku temperatura është më e ftohtë.

    Mishi i paketuar duhet të vendoset në raftin më të poshtëm super- të ftohtë gjysmë të akulltë, që edhe nëse lëshon lëng nuk ka mundësi të kontaminojë përmbajtjen tjetër të ushqimit.

    Perimet qëndrojnë të freskëta aty ku ka më pak lagështi. Ruani nëpër qeset e tyre plastike apo ambalazhet përkatëse, të lidhura mirë.

    Pemët mund të qëndrojnë në pak lagështi, duke i mbajtur në ambalazhin e tyre origjinal ose në një qese plastike. Është mirë që edhe frutat edhe perimet ti leni të palara në frigorifer, derisa t’i përdorni. Uji mund të shkaktojë myk dhe rritje të bakterieve.

    Gjalpi dhe djathi i butë nuk kanë nevojë të kenë ambient super të ftohtë, kështuqë këto mund të ruhen në pjesën e derës së frigoriferit. Vendosni llojet e djathit të butë nëpër enë hermetike pasi t’i hapni ato.

    Salcat e ndryshme janë përgjithësisht me shumë kripë dhe uthull, të cilët paraqesin prezervativë natyralë. Pra, llojet si ketchup-i, majonezi dhe salcat e ndryshme për sallatë mund të vendosen në raftet e derës së frigoriferit. E njejta vlen edhe për turshitë dhe kavanozë të ndryshëm. Vajrat e ullirit dhe të perimeve mund të qëndrojnë nëpër qilar. Por vaji i arrave, susamit i përkasin frigoriferit andaj është mirë t’i mbani në derën e tij poashtu.

    Lëngjet e pemëve mund të ruhen në derën e frigoriferit për aq kohë sa janë të pasterizuar. Ndërsa lëngjet e freskëta duhet të ruhen ne raftet e poshtme.

    SUGJERIM: mbusheni frigoriferin me shumë gjëra (madje edhe nëse nuk gatuani dhe nuk ju duhen gjërat). Frigoriferët kanë nevojë për “masë termike” (shumë sende) për të mbajtur temperaturat e ulëta. Ushqimet dhe pijet freskuese ndihmojnë në absorbimin e ajrit të ngrohtë kur ju hapni derën e frigoriferit. Nëse frigoriferi juaj është shumë i madh dhe nuk keni shumë sende, ruani disa kanaqe uji brenda, në mënyrë që të mirëmbahet temperatura e ulët.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...