1.4 C
Priština
More

    Mënyra më e lehtë dhe pa kosto për një lëkurë pa rrudha

    spot_imgspot_img

    Çdo mëngjes dhe/ose mbrëmje, kushtojini vetes 3-5 minuta më shumë se zakonisht. Lëkura juaj do t’ju falenderojë. E kemi fjalën për masazhet lifting të fytyrës. Nëse jeni në të njëzetat, lëkura juaj ka pak ose aspak vija të rrudhave. Megjithatë kjo është mosha ideale për të nisur masazhet lifting në shtëpi.Në fakt, në çfarëdo lloj moshe, momenti më i mirë për të nisur është tani. Pasi keni aplikuar një krem (anti-akne, anti-age hidratuesin e ditës, natës etj) masazhoni lëkurën në bazë të disa instruksioneve shumë të thjeshta, për të cilat ka qindra video-tutoriale në YouTube.

    Do të vini re ndryshime dhe fytyra do të duket më e relaksuar. Këto masazhe stimulojnë qarkullimin e gjakut në zonat e ballit, zonën poshtë syve, mollëzat etj, duke eleminuar dhe shtyrë në kohë daljen e vijëzimeve të para dhe duke i dhënë gjallëri dhe dritë fytyrës. Mos harroni të përfshini në këtë pjesë të rutinës edhe qafën.

    Është një nga zonat me lëkurën më delikate, prandaj dhe kujdesi duhet të jetë po aq i rëndësishëm sa për fytyrën. Kjo vlen edhe për kremrat me spf dhe fondatinën. Aplikojini ato edhe në zonën e qafës. Për të qenë më të qartë, hidhini një sy videos më poshtë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...