Nga e gjithë rutina juaj e bukurisë larja e fytyrës duket si pjesa me pak e komplikuar. Disa zakone të femrave mund të shkaktojnë shumë probleme në lëkurë si tharje, acarim, skuqje etj. Në mënyrë që të mos i keni këto shqetësime, duhet të shmangni këto veprime:
1.Zgjedhja e produktit të gabuar
Pastruesi që ju përdorni nuk duhet të heq yndyrën natyrale apo qelizat e shëndetshme por duhet të heq tërësisht vetëm papastërtitë dhe makeup-in.
Për të shmangur tharjen e lëkurës zgjidhni larës të butë, ose ujin. Nëse yndyra e tepërt e lëkurës eleminohet, kjo gjë nxit lëkurën që të prodhojë më shumë serum për të mbajtur lëkurën e hidratuar.
- E lani shume shpesh lëkurën
Nëse e lani shumë shpesh lëkurën ajo do të thahet dhe do marri një çehre pa jetë dhe pa shkëlqim. Ju mund t’a mbani më të pastër nëse e lani mbi 3-4 herë në ditë, por po e dëmtoni në nivel qelizor.
- Temperatura e gabuar e ujit
E verteta qëndron se poret nuk kanë muskuj të hapen dhe mbyllen. Uji i nxehtë mund te çojë në mbi-tharje ose ne mbi prodhimin e sebum. Gjithashtu uji i nxehtë mund të shpërbëj edhe vajrat natyrale pra, mbrojtësit e lëkurës tuaj.
- Mos e fërkoni fytyrën fort me peshqir
Elasticiteti i lëkurës tuaj vihet në rrezik nga fërkimi dhe materiali i peshqirit. Ju nuk duhet që t’a fërkoni fytyrën tuaj me peshqir por thjesht t’a thani atë.
5.Pas larjes duhet të përdorini menjëherë kremrat dhe serumet në mënyrë që fytyra të jetë pak e lagësht.