Sipas dr. Deborah Nelson nga Universiteti Temple në Filadelfia, ecja e shpejtë ndikon pozitivisht mbi ankthin, depresionin dhe stresin
Është shqetësuese se shumë simptoma të menopauzës ndikojnë pikërisht në mendje. Depresioni, lodhja, ndryshimi i disponimit dhe ankthi janë gjëndje për të cilat ankohen gratë që kalojnë „ndryshimet“. Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në largimin e këtyre simptomave të pakëndshme.
Një studim i fundit zbuloi se gratë që vijuan orët e kursit të yoga-s kanë vuajtur më pak nga pagjumësia se grupi i kontrollit i cili nuk praktikoi yoga. „Shumë gra vuajnë nga pagjumësia gjatë menopauzës dhe është mirë ta dinë se yoga mund të ndihmojë,“ tha Dr. Katherine Newton, një hulumtuese e lartë në Institutin e Group Health Research në Seattle.
Edhe një raport i kohëve të fundit në studimin e zhvilluar nga Shoqata e Amerikës Veriore për menopauzë ka treguar se gratë në menopauzë të cilat qëndrojnë ulur më pak dhe lëvizin më shumë bëjnë gjumë më të mirë dhe gjatë natës zgjohen më pak. Sipas Dr Deborah Nelson nga Universiteti Temple në Filadelfia, ecja e shpejtë ndikon pozitivisht mbi ankthin, depresionin dhe stresin. Gratë janë klasifikuar në tri grupe që kanë ecur pesë herë në javë nga 15, 40 dhe 90 minuta. Të gjithave i’u është përmirësuar gjendja mendore, kurse te ato që kanë ecur më së shumti është vërejtur rënie më e madhe e stresit.
Ushtrimet më të mira: Është e rekomanduar shëtitje mesatare prej 40 deri në 90 minuta me ushtrim të rregullt të yoga ose shtriqje. Shetitja, së paku pesë herë në javë, është e dëshirueshme të kombinohet me ushtrime yoga mundësisht një herë në javë.