Përbërësit:
- 1-2 speca të mëdhenj
- 2 kokrra vezë
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë
- Piper
- Kopër
Përgatitja:
- Hedhim në tigan pak vaj (ose gjalpë).
- Presim specat në rrathë të mëdhenj me trashësi 1 cm.
- Vendosim në tigan copat e specit dhe në hapësirat e tyre bosh thyejmë nga një kokërr vezë.
- I hedhim kripë dhe i servirim në pjatancë duke i shoqëruar me domate, djathë dhe pak kopër.