-0.8 C
Priština
More

    Mëngjes i freskët me shalqi dhe djathë – shije dhe shëndet

    spot_imgspot_img

    Shalqini është një nga frutat më të mirëpritur dhe të dashur të verës.Mënyra më e përhapur e shijimit të këtij fruti është ndarja në copa dhe servirja e ftohtë.

    Megjithatë, ka shumë mënyra të tjera dhe interesante për të shijuar këtë frut dhe përfituar vlerat e mrekullueshme të tij.

    Shalqini është një frut i ëmbël dhe i pasur me vitaminat A dhe C.

    Si rrjedhojë, ai kombinohet shumë mirë si në shije dhe në vlera me djathin e dhisë dhe menten e freskët.

    Sallata me shalqin dhe djathë të bardhë 

    Kjo recetë më poshtë kërkon djathë dhie të vjetëruar që është pak i fortë dhe me një shije dhe aromë të ndezur e të veçantë.

    Por në mungesë të tij mund të përdorni edhe djathë të bardhë të llojeve të ndryshme.

    Përbërësit

    4 filxhanë me kubikë shalqini

    Çerek filxhani me copa djathi dhie

    Lëngu i një limoni jeshil

    Udhëzimet

    Këtë sallatë mund ta servirni në një pjatancë të posaçme ose në pjatë normale.

    Mjafton t’i hidhni të gjithë përbërësit në enën e përzgjedhur dhe t’i përzieni me kujdes që të mos prishet forma e kubikëve të shalqinit.

    Servireni të ftohtë.

    Pse duhet të hani shalqi cdo ditë

    Shëndeti i zemrës

    Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut.

    Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

    Mbrojtje për gjymtyrët

    Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.

    Disa studime thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

    Mbrojtja e lëkurës

    Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën.

    Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

    Shëndeti i syve

    Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

    Hidratim

    92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit.

    Sheqeri në gjak

    Niveli i glikemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

    Tretja

    Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur.

    Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...