E dimë që po vdisni të dini mendimet e tyre, prandaj fillojmë!
Nëse nuk mendoni se partneri është shumë joshës përpara seksit, atëherë çfarë dreqin mendoni? Tërheqja seksuale është pjesa më e rëndësishme e një jete seksuale të shëndetshme, që ndikon edhe tek marrëdhënia në çift.
Nëse nuk ju ndodh të mendoni kështu, bëni mirë të shkëputeni sa jeni në kohë.
Shpresoj të rezistoj!
Përgjigja e kësaj pyetjeje është edhe në varësi të humorit. Çdo kënd apo pozicion ka avantazhet dhe disavantazhet e veta për partnerët. Ky është një mendim që e kanë të gjithë, gjithmonë. Edhe nëse partnerja mund të preferojë pozicionin klasik, një mashkull e ka gjithmonë mendimin se, ndoshta mund të ndryshojnë pozicion këtë herë.
A u lava sot?
U ndodh të 2 partnerëve që kur të jenë gati për të kryer marrëdhënie, ta pyesin veten nëse janë larë apo jo atë ditë. Nëse janë të pastër, ndihen më të lirshëm dhe kanë një performancë më të mirë.
Po sikur asaj të mos i pëlqejë?
Vetëm partnerët egoistë nuk e mendojnë se çfarë mund t’i pëlqejë partneres së tyre. Por edhe nëse janë vërtet shumë egoist, nuk do ta lënë pas dore këtë pjesë, pasi fakti që e kënaqin të dashurën i bën të ndihen më mirë me veten. Një ‘kampion’ në krevat!
A ta provoj të eksperimentoj me të?
Sa më shumë të krijoni afrimitet me partnerin, aq më të lirshëm ndiheni për të eksperimentuar me pozicionet seksuale. Dhe çdo herë, për meshkujt ekziston dyshimi në duhet të provojnë apo jo një pozicion të ri me të dashurën e tyre?
Mezi po pres!
Ndonjëherë, padurimi është ndjenja më seksi! Tregojini partnerit se mezi po prisni të jeni me të! Do t’i ndizni!
Lum si unë!
Sepse me aq shumë peripeci që ka odisea e një dite për t’ia mbërritur mbrëmjes në krevat me një femër, duket gati e pabesueshme për meshkujt! (Megjithatë, vazhdoni të bëni të vështirën)
A jemi të mbrojtur?
Seksi i sigurtë nuk është kurrë i mbivlerësuar! As nëse keni 5 vjet bashkë!
A kemi kohë?
Koha është stresi më i madh dhe kur bëhet fjalë për seks, asgjë nuk duhet ta prishë komoditetin!
Burimi: Bustle