Ndërkohë që shumica prej jush kanë filluar që tani të ‘’zhveshin’’ gardërobën nga veshjet e trasha dimërore, dhe t’i zëvendësojnë pak nga pak me fustane, funde dhe këmisha më të lehta, a nuk mendoni se është koha për të ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve?
Të lodhura nga e njëjta ngjyrë, e njëjta prerje apo kapje? JO MË, pranvera e 2019-ës vjen më e ëmbël se kurrë më parë me bionden kapuçino, e cila po bën namin jo vetëm në sallonet e bukurisë, por edhe në rrjete sociale. Dhe kur bëhet fjalë për Facebook-un dhe Instagram-in, sidomos këtë të fundit, të gjitha përpiqemi të dukemi sa më bukur, e sigurisht që flokët kanë rëndësinë e tyre. Prandaj mos humbni më kohë, por vraponi menjëherë për të përqafuar tendencën më IN të momentit, flokët ngjyrë kapuçino.