Vera ka arritur dhe duhet ta përgatitim lëkuren tonë në mënyrë që të fitojmë ngjyrë perfekte.
Përveç kremrave të cilat na shërbejnë për ta mbrojtur lëkurën tonë nga dielli, dhe i japin shkëlqim lëkurës sonë, është shumë e rëndësishme të konsumojmë ushqime të shëndetshme për lëkurën tonë në ditët e nxehta te verës. Në vijim ju paraqesim disa ushqime të cilat ju ndihmojnë që në mënyrë të lehtë të fitoni ten të nxirrë.
Vetëm lëkura e shëndetshme është e bukur. Disa ushqime vërtet mund ta bëjnë lëkuren tuaj te nxihet me shpejt.
Në vend të parë është karota. Përmban sasinë më të madhe të beta karotenit, vitaminës e cila prodhon melatoninën në lëkurë. Në vend të dytë në listën tonë gjendet lakra e kuqe, pastaj pjepri, domatja, shalqiri, dredhëzat, si dhe qershiat të cilat përveç që janë të pasura me betakaroten, permbajne dhe anti-oksidante dhe ndihmojnë lëkuren ne prodhimin e melatoninës. Zakonisht, beta karoteni gjendet në pemët dhe perimet të cilat kanë ngjyrë të kuqe dhe ngjyrë portokalli.
Seleniumi dhe vitamina E mbrojnë lëkuren nga shfaqja e rrudhave dhe ato gjenden në ushqime si vezët, domatja, avokado dhe ne djathëra të bardha. Peshku, bademi dhe lajthitë përmbajnë omega-3, dhe janë shume te rëndësishme për parandalimin e plakjes së lëkurës. Këto ushqime duhet t’i konsumojmë të freskëta, apo te ziera në avull, në kombinim me vaj të ullirit ekstra të virgjër, i cili ndihmon absorbimin e beta-karotenit.
Mishi i kuq dhe peshku i kaltër ndihmojnë në shërimin e djegieve nga dielli, sepse përmbajnë vitaminën PP, ndërsa drithërat ndihmojnë të ushqehet lëkura dhe e mbrojnë atë nga ndikimet e jashtme.
Vitamina C, edhe pse e shëndetshme, ngadalëson nxirjen e lëkurës, si dhe ushqimet të cilat përmbajnë shume kripëra. Nëse mendoni ta kaloni një ditë në diell, ju paraqesim një meny ditore për ju.
Për mëngjes: përzierje të pemëve dhe jogurtit me mjedër.
Për drekë: oriz me safran dhe kungull, si dhe speca të verdhë të pjekur, mbi të cilat hidhet vaj ulliri i virgjër.
Për darkë: ndonjë lloj i peshkut të kaltër (200 gr) me avokado dhe sallate nga domatet. Në mes të racioneve konsumoni lajthi dhe badem.