1.4 C
Priština
More

    Me ndihmën e kanellës zgjidhni problemin me vezorët policistik

    spot_imgspot_img

    Edhe kanellën shpesh e shfrytëzojmë vetëm si plotësuese në ushqime, por ajo mund të kontribojë shumë edhe për shëndetin tonë. Hulumtimet e fundit kanë sjellur njohurinë se kjo melmesë aromatike poashtu mund t’u ndihmojë femrave me menstruacione të çrregullta ose nëse kanë probleme me plleshmërinë.

    Një studim i vogël i zhvilluar në universitetin Columbia në New-York, ka ardhur në përfundim se femrat me vezorë policistik, të cilat e kanë marrë këtë melmesë për çdo ditë, e kanë balansuar ciklin menstrual në afat prej gjashtë muajsh, për dallim nga ato që kanë marrë placebo (tabletë ose preparat tjetër mjekësor, që nuk ka asnjë substancë me ndikim). Disa prej tyre edhe kanë mbetur shtatzëna në këtë periudhë!

    Kanella është shpëtim për femrat

    “Shkenctarët ka kohë të gjatë që përpiqen të zbulojnë ilaç homeopat ose natyral për sindromin e vezorëve policistik”, deklaron udhëheqësi i hulumtimit dr. Daniel Kort, dhe më tej shton: “Me këtë hulumtim kemi zbuluar se kjo melmesë, në dukje e zakonshme, mund të jetë shpëtim për femrat të cilat vuajnë nga sindromi i vezorëve policistik”

    Llogaritet se në botë 5 – 10 përqind e femrave kanë sindrom të vezorëve policistik. Në amerikë llogaritet se janë rreth pesë milion femra me këtë problem. Simptomet e këtij sindromi janë menstruacionet e çrregullta, joplleshmëria, puçrrat dhe rritja e qimeve nëpër fytyrë.

    Shkenctarët mendojnë se kanella, përveç në vezorët policistikë, mund të ndikojnë në organizëm duke përmirësuar aftësinë e trupit për përpunimin e glukozës dhe insulinës.

    Në Kinë, Japoni dhe vendet e Lindjes së Largët, femrave të cilat nuk mund të mbesin shtatzëna ju servohet kanellë në pluhur që hidhet në një gjysëm lugë çaji me mjaltë, që pastaj vehet në çamçakëz, në mënyrë që pluhuri i kanellës gjatë ditës pak nga pak futet në organizëm. Nëse nuk ju pëlqen kjo mënyrë, thjeshtë me këtë melmesë disa herë në ditë ngjyeni dhëmballat. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...