-4.6 C
Priština
More

    Me kthimin e nënave në punë – fillon frustrimi për përkujdesjen e fëmijëve!

    spot_imgspot_img

    Nëse një nënë ka një punë, herët apo vonë ajo do ti rikthehet asaj, disa më herët e disa më vonë, varet sa mund të përballojë kohëzgjatjen e pushimit me fëmijën e saj. Pastaj, fillon një luftë me ndjenja të dyfishta dhe nevoja për riorganizim më të mirë familjar.

    Nënat do të gjenin arsye të panumërta për të qëndruar akoma ca kohë me fëmijën në shtëpi, por vetëm disa obligohen të kthehen në punë:

    • Kalimi i lejës së pushimit të maternitetit
    • Shfrytëzimi i pushimeve vjetore.

    Rregulli është për të hartuar një plan se kush do të kujdeset për fëmijët tuaj, kush do të përgatit drekën, kush do ti dërgojë dhe marr fëmijët në arsimin parashkollor apo çerdhe. E gjithë kjo me siguri nuk rregullohet brenda natës, ashtu sikur edhe juve nuk ju vjen lehtë të ndaheni mënjëherë nga fëmija, apo jo? Natyrisht, është mjaft relaksuese kur ta pini kafenë e mëngjesit në zyrë pa ndonjë pengesë, apo të dilni gjatë kohës së pushimit për drekë dhe të hani me shumë qetësi. E vërteta është se me fëmijë nuk mund të jeni kaq e qetë në shtëpi. Cila nga nënat ka arritur që ta pijë supën e ngrohtë në shtëpi, të shkojë në tualet pa e ndjekur fëmija apo ti përgjigjet ndonjë interviste telefonike pa ia marrë fëmija dhe duke e penguar të flasë lirshëm? Kjo ndodhë, por jo me ndonjë paramendim. Andaj, kthimi në punë mund të ju shkarkojë paksa stresin dhe rrëmujën që keni brenda vetes, pavarsisht se çfarë lloj pune punoni.

    A është fëmija i përgatitur për një kujdestare apo dado? Po ju?

    Pyetja më e keqe që ju bëjnë kolegët pas kthimit tuaj në punë është: “A po gëzoheni që i jeni rikthyer punës”? Kjo nuk është ndonjë pyetje ngacmuese por thjeshtë ashtu e mendojnë. Por, për ju është sikur ju pyesin se apo gëzohesh që po largohesh nga fëmija yt për disa orë të tëra. Por e vërteta nuk është ashtu. Do të ishte mirë sikur të ishit edhe në punë por edhe me fëmijën tuaj, domethënë orari i punës të zgjaste 4 orë e gjysmë e jo 8 orë të plota. Por, ta lëmë imagjinatën anash. Le të fokusohemi në gjërat që tingëllojnë mirë. Fokusi i organizimit ku të gjithë do të jenë të kënaqur, që edhe pas orarit të punës të mbetet kohë për lojëra dhe argëtim.

    Një fëmijë njëvjeçar e ka të vështirë të përgatitet për largimin tuaj në punë ku çdo mëngjes mund të përfundoni në krijimin e dramave të ndryshme për mosndarjen nga ju dhe se çdo ditë vjen duke u rënduar. Nuk ka tjetër zgjidhje veçse të zgjoheni herët dhe të ikni pa ju parë. Nëse fëmijën tuaj nuk e ruan gjyshja por keni punësuar një kujdestare, atëherë sigurohuni që fëmija të njoh paraprakisht dadon e të mësohet me të, dhe asesi të ngelet vetëm në shtëpi me një person krejtsisht të panjohur. Bisedoni hapur me dadon për kërkesat dhe dëshirat tuaja dhe të fëmijës, rregulloni ritmin e ditës dhe mësojani shprehitë e fëmijës suaj. Por bëhuni edhe fleksibil. Një dado e mirë shpejtë do të mësojë, nuk do të hezitojë të pyesë dhe do të gjejë gjuhë të përbashkët me fëmijët dhe prindërit. Sinqeriteti reciprok është mëse i rëndësishëm, por mos prisni të dini saktësisht të gjitha detajet e ditës. Mundohuni të ndërtoni besimin reciprok, por nëse një kohë të gjatë ju mundon dhe pengon dadoja juaj për mosrespektim të udhëzimeve bazë, apo fyerje me fjalë të rënda, atëherë mendoni për alternativa tjera ose zëvendësim të dados.

    Dhe kë do ta duani gjatë tërë ditës

    Dihet se orari i gjatë dhe i ngarkuar në punë ju privon nga shumë aktivitete që ndoshta i keni bërë gjatë kohës kur keni qëndruar tërë ditën me fëmijën tuaj. Por, asesi nuk duhet zemëruar, gjithçka e ka edhe fundin e tij. Pra, pas orarit të punës ju sërish i riktheheni normalitetit të jetës, edhepse do të humbisni një kohë të konsiderueshme të ditës. Ju sërish nuk e humbisni një puthje të tij/saj, një përqafim, një lojë së bashku, një argëtim, një shetitje në natyrë apo vënie në gjumë. Nuk ka asgjë më të këndshme të dashurisë së mrekullueshme mes nënës dhe fëmijës kur fëmija ju pret me gëzim duke ju thënë: “Nënë më ke munguar, mezi pres që të vish nga puna, të dua aq shumë”! mjafton thjeshtë një buzëqeshje dhe fjalët nuk janë të nevojshme gjithsesi./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...