Kafeina është një aleat i madh në luftën kundër celulitit, dhe në vend të kremave të shtrenjta, përpiquni t’i mundni shtresat yndyrore me preparate në dispozicion për të gjithë.
Celuliti është një problem i cili i sulmon si të trashët ashtu edhe të dobëtit, pavarësisht nga mosha. Ai nuk është vetëm problem estetik, por edhe problem për shëndetin. Prandaj, duhet trajtuar jo vetëm para ‘bikini-sezonit’, por gjatë gjithë vitit. Shumica e ‘anti-celulit’ trajtimeve janë të shtrenjta, kërkon shumë kohë, kurse disa prej tyre janë edhe shumë të pakëndshme. Megjithatë, pija që e përdorim çdo ditë mund të ndihmojë në eliminimin e celulitit. Bëni kombinimin e kafes me produktet e banjos dhe kuzhinës.
Dy gota me kafe të bluar përzieni me gjysmë luge çaji kripë deti dhe 2-3 lugë vaj për masazh. Përbërësit e përzier fërkoni në zonat më kritike dhe e leni të veprojë për tridhjetë minuta. Pas kësaj, bëni një dush, në mënyrë të alternuar me ujë të ftohtë dhe të nxehtë.
Kafe dhe xhel dushi
Përzieni xhelin për dush me kafen e bluar. Përzierjen e aplikoni në zonat më të rrezikuara dhe me lëvizje rrethore i masazhoni. Pas disa minutash masazhi, e lani në mënyrë të alternuar me ujë të ftohtë dhe të nxehtë.
Fundërrinë (llum) kafeje dhe vaj ulliri
Dy lugë llum të kafes së zier përzieni me një lugë vaj ulliri. Vendoseni përzierjen në një letër në mënyrë që të kullohet (filtrohet – jo më shumë se tre minuta), dhe pastaj e aplikoni në lëkurën tuaj. Masazhoni zonat më të rrezikuara me një sfungjer të trashë ose me dorë. Për rezultate më të mira, mbështilluni me folie dhe e leni masën të veprojë për disa minuta. Pas kësaj, bëni një dush.
kosovarja.ch