1.4 C
Priština
More

    Me ‚ato‘ kurrë mos shkoni në shtrat…

    spot_imgspot_img

    A keni një zakon të keq të shkoni në shtrat, pa larë fytyrën tuaj, ju mund të keni reagime te palakmueshme të lëkurës. Nëse ju flini me lente, pasojat do të jenë shumë më të rrezikshme.

    Përse është e rëndësishme që para gjumit të pastroni fytyrën

    Nëse para se të shkoni ne shtrat nuk e pastroni fytyrën, në tenin e fytyrës kjo do të jetë shumë shpejtë e dukshme. Poret e femrave të cilat kanë shprehi të flejnë me grim në fytyrë, shumë shpejte do të mbyllen dhe lëkura atëherë bëhet një terren pjellor për mbarështimin e baktereve.

    Probemet më të mëdhaja do ti keni nëse nuk e hiqni pudren. Në disa raste mjekët kanë verejtur se për shkak të pertacisë zhvillohet milia – gunga të vogla në lëkurë.

    A flini me sy të grimuar, ato më shpesh do të ënjten

    Përveç se nuk është e mirë që të lini grimin në fytyrë gjatë natës,është e rëndësishme që të kujdeseni edhe perë higjinen e brushave dhe furcave me të cilat e vendosni grimin. Nëse nuk i pastroni brushat, mund të vijë deri tek infeksioni me stafilokok dhe sëmundjeve tv ndryshme. Lavamanet mund të jenë plot me mikroorganizme, kështu që është shumë e rëndësishme që mos të vendosni grim mbi ta, por në një peshqir të pastër.

    Kurrë mos flini me lenta kontakti

    ‚Me është dashur të trajtoj mijera infeksione të syrit dhe 95% të tyre kanë qenë si pasojë e të fjeturit me lenta kontakti‘, ka thene dr. Robert Cykiert, nje okulist nga NYU Qendres Langone Medical. Rreziku i zhvillimit të një infeksioni të rëndë të kornesë u rrit me 300% deri ne 1000% nëse ju flini me lentet e kontaktit.

    Mjekët e dinë se mund të vijë deri te një infeksion bakterial që shkakton mbresa të kornea dhe rezulton në dëmtim të përhershëm të shikimit. Mund të çojë në komplikacione të rënda kur nga infeksioni i përparuar duhet te transplantohet kornea. Për shkak fjetjes me lente dhe gjasat më të mëdha janë ato të zhvillimit të konjuktivit, e cila ndodh për shkak të një reaksioni alergjik të lentet e kontaktit.

    Para se ti vendosni lentet e kontaktit, gjithmonë pastroni duart dhe gjithmonë perdorni një tretje të paster dhe të re për lenta. Nëse rastësisht ndodhë që të flini me lenta kontakti (është më mirë qe kjo të mos ndodhë as rastësisht ), diten tjetër ju vendosni siye, kështu qv sytë tuaj do të kanë kohë për tu sheruar. Nëse iritimi i syve zgjatë më shumë se 24 orë, atëhereë vizitojeni okulistin tuaj.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...