Viruset sulmojnë – si të ndihmoheni në lehtësimin e simptomeve të ftohjes dhe kollitjes?
Në këtë sezonë të vitit infektimet me viruse janë shumë të shpeshta tek fëmijët dhe të rriturit. Viruset e dëmtojnë mukozën, mund të dobësojnë organizmin dhe t’i hapin rrugën bakterjeve. Megjithëse përdorimi i antibiotikëve është shumë e shpeshtë në çdo infektim respirator, bile edhe kur shoqërohet me temperaturë, duhet ta dini se kjo është një praktikë e panevojshme. Pas infektimit me virus shpesh mbetet hiperaktivitetit i mukozës i shoqëruar me kollitje edhe deri në tre ditë. Në rast se kollitjet zgjasin një muaj e më tepër, ose gjatë përsëritjeve të shpeshta të epizodeve të kollitjes ose astmës, rekomandohet testimi alergologjik. Diagnoza e bronhitisit obstruktiv ose astmës mundëson shfrytëzimin e barnave për përdorim të gjatë, sikur ato për keqësime akute.
Inhalimi ndihmon tek kollitja
Ndihmesa më e mirë për të gjitha llojet e kollitjes është inhalimi me solucion fiziologjik (kripë e pajodizuar). Me ndihmën e inhalatorit elektrik këtë metodë mund ta aplikoni disa herë gjatë ditës pa patur frikë se do të dëmtoni femijën. Inhalimi është një recetë e vjetër në luftën kundër ftohjes, sepse avulli sjell deri tek djersitja, e lehtëson kollitjen, pastron sekrecionet e hundës dhe e zbut mukozën e irituar të hundës dhe fytyt. Përdorimi i inhalimit të ngrohtë mund të jetë kontaproduktiv, sepse i nxehti e rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton enjtjen e mukozës.
Ndihmesë e vlefshme për bronhitisin
Inhalimi përdoret në shërimin e bronhiolitisit, bronhitisit, largingitisit, astmës bronhale dhe sëmundjeve tjera infektive dhe joinfektivë të përbërjes respirative. Se sa shpesh do ta përdorni inhalimin, mvaret nga fotografimi klinik si dhe nga mosha dhe pesha e pacientit. Si ilaçe për inhalim më së shpeshti përdoren beta-2-agonisti, kortikosteroidet dhe kombinimet e tij, ndërsa nganjëherë mund të shtohen edhe ilaçe të cilat e zbusin kollitjen. Mjeku do të vendosë së a i duhet fëmisë inhalim me ilaçe të cilat i zgjërojnë rrugët e frymëmarrjes. Ato janë ilaçe të cilat përmbajnë, pos gjërave të tjera, një nga substancat në vazhdim: Salbutamol, Terbutalin, Salmeterol, Formoterol. Nëse bëhet fjalë për sëmundje kur rrugët e frymëmarrjes janë të ngushtuara, kanë ndezje apo janë të mbushura me sekrecione, atëherë në inhalator duhet të shfrytëzohen ilaçe të cilat e ndalojnë ndezjen.
Përparësitë e inhalatorit
Inhalatori është mekanizëm në të cilin ilaçi shpërndahet në formë të grimcave të vogla në formë avulli, respektivisht mjegulle, dhe shfrytëzohet me qëllim që ilaçi të futet sa më thellë në përbërjen e frymëmarrjes. Në raport me përdorimin klasik të ilaçeve, për shëmbull të sirupeve ose sprajit, inhalatori ka disa përparësi: mundëson që ilaçi të veprojë direkt në mukozën respirative, shfrytëzohet sasi më e vogël e ilaçit dhe praktikisht nuk jep efekte anësore të padëshirueshme.
Llojet e inhalatorëve
Ekzistojnë lloje të ndryshme të inhalatorëve, nga ato për përdorime shtëpiake deri tek ato që shfrytëzohen nëpër institucionet shëndetësore. Mund të jenë të madhësive dhe kapaciteteve të ndryshme, me maska të ndara për fëmijë dhe të rritur, ndërsa për nga mënyra si punojnë mund të jenë me kompresim ose me ultrazë. Sidoqoftë, pjesët kryesore të tyre përbëhen nga ena ku përgatitet ilaçi, pipëza për gojë ose maska për fytyrë dhe gypi i cili i lidh mes vete të gjitha pjesët. Në të shumtën e rasteve në pjesën e përgatitjes së ilaçit së pari hudhet solucioni fiziologjik, e cila e shkrin ilaçin, e mëpastaj pikohet ilaçi në sasi të cilën e rekomandon mjeku. Nganjëherë shfrytëzohet përzierje e gatshme e ilaçit dhe solucioni fiziologjik. Mëpastaj vehet maska për fytyrë (ose pipëza për gojën) dhe pastaj aktivizohet inhalatori. Me rregull është që të bëhet frymëmarrja me hundë, ndërsa pas çdo tërheqje të frymëmarrjes duhet të mbahet fryma disa sekonda. Tek fëmijët mjafton që të marrin frymë qetë dhe ngadal. Inhalatori shfrytëzohet derisa ilaçi të zhduket tërësisht, përafërsisht 10-15 minuta.
Mirëmbajtaj e inhalatorëve
Pastrimi i rregullt është shumë i rëndësishëm në mënyrë që të parandalohet futja e bakterieve nga ambienti jetësor dhe që të pamundësohet kalimi i tyrë në rrugët e frymëmarrjes. Që të mirëmbani inhalatorin duhet që pas çdo përdorimi ta pastroni me ujë të vakët dhe ta fshini enën ku përgatitet ilaçi me fashë për një përdorim, poashtu të pastroni edhe tubin ose pipëzën për gojë, respektivisht maskën, dhe t’i lini të thahen në ajër të pastër. Kohë pas kohë është mirë që në enën ku përgatitet ilaçi të hidhni ujë të destiluar, të lidhni gjitha pjesët e inhalatorit dhe ta aktivizoni të punojë disa minuta, në mënyrë që të pastrohen të gjitha pjesët që e përçojnë ilaçin deri në gojë. Disa prodhues të inhalatorëve rekomandojnë edhe përbërje të veçanta dezinfektuese për pastrimin e inhalatorëve.
Këshilla gjatë inhalimit
Tek inhalimet e avullta që zgjasin shumë, ju rekomandohet që fëmijës t’ia mbani aktive vëmendjen, për shembull duke u dhënë për të shikuar ndonjë libër me ilustrime, duke u kënduar ndonjë këngë, duke shikuar televizor, etj. Asnjëherë përzierjen për inhalim nuk duhet ta mbani shtrembër, e as kokën ta mbani pjerrët. Rrugët e frymëmarrjes gjatë inhalimit duhet të jenë të lira. Gjatë ftohje mund të inhaloheni dy deri tre herë në ditë nga 10-15 minuta. Tek foshnjet dhe fëmijët e vegjël duhet t’i shmangni disa nga vajrat eterike në inhalim, veçanarisht ato të cilat në vete përmbajnë mentol ose kamfor.
/kosovarja.ch/