Vishuni më rrobe të ngrohta, sepse vezorët reagojnë në kohën e ftohtë. Maicat e shkurtëra dhe pantallonet e ulëta tek beli janë moderne, por nuk e ruajnë barkun nga i ftohti. Shkoni rregullisht në kontroll tek gjinekologu, sepse në rast se ekziston çfarëdolloj qoftë infeksioni poshtë në organet gjenitale, ai infeksion mundet shumë lehtë të arrijë deri tek vezorët.
Ndezja e vezorëve është një nga problemet më të shpeshta gjinekologjike, sepse çdo infektim bakterial poshtë tek organet gjenitale mund të arrijë deri tek brendësia e organeve reproduktive. Imuniteti i dobësuar në mënyrë plotësuese ndihmon zgjërimin e infeksionit, prandaj gjinekologët ju këshillojnë që në periudhën e ardhshme, kur ditët janë të ftohta, të vishni rrobe të ngrohta, sepse ashtu do të ruani edhe shëndetin e organeve gjenitale. Për vezorët është spicifike që i ngrohti u bën mirë. Maicat e shkurtëra dhe pantallonet e ulëta tek beli janë moderne, por nuk e ruajnë barkun nga i ftohti.
Çfarë e shkakton infeksionin
Kuptohet, të veshurit nuk është i vetmi shkaktar i paraqitjes së ndezjes së vezorëve. Krahas tendencave të trashiguara të këtyre infeksioneve, e rëndësishme është edhe sjellja seksuale.
Gjatë raporteve të pambrojtura seksuale partnerët e shkëmbejnë florën e tyre bakteriale dhe në atë rrugë mund të vijë deri tek infeksioni me bakterjen chlamydia, gonokok ose bakterje tjera. Këtyre bakterjeve nuk ju konvenon mjedisi acidik i vaginës, prandaj ato lëvizin më thellë nëpërmes grykës së mitrës deri tek vezorët.
Disa intervenime gjinekologjike të cilat bëhen për qëllime diagnostifikuese dhe terapeutike, si dhe parandalimi i shtatzanisë dhe lindjes, poashtu mund të hapin rrugën e ardhjes deri tek ndezja e vezorëve.
Ndezja e vezorëve mund të shkaktohet edhe nga mbajtja e spiraleve, kështuqë femrat të cilat e përdorin si mjet kontraceptiv më së paku njëherë në vit duhet të kontrollojnë shëndetin e organeve gjenitale.
Deri në vezorë mund të arrijnë edhe infeksionet e organeve të cilat gjenden në afërsi të gjenitaleve. Para mitrës gjendet mëshikëza e urinës, pas saj është zorra e trashë, ndërsa në afërsi të vezorit të djathtë është zorra qorre. Në rast se ekziston ndezje e njërit nga këto organe, bakterjet arrijnë deri tek vezorët.
Dhimbja është simptomi i parë
Ndezja akute e vezorëve përcillet me mund dhe dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, në disa raste manifestohet edhe me temperaturë dhe plogështi. Dhimbja zakonisht është e lokalizuar në pjesën e majtë ose të djathtë të pjesën e poshtme të barkut dhe karakteristike është se zgjërohet në drejtim të këmbëve. Në fazën fillestare dhimbjet nuk është e thënë të jenë shumë të mëdha, dhe kjo është arsyeja se pse shtyhet shkuarja tek gjinekologu.
Sekrecioni i rritur mund të jetë njëri nga simptomat e parë të ndezjes së vezorëve, por ai nuk mund që me siguri të plotë të jetë tregues i këtij problemi. Vezorët gjenden në legenin e vogël të zbrazëtirës së barkut, prandaj marrja e brisit nga vagina shpesh nuk jep rezultatin e shkaktarit të vërtetë të ndezjes. Përveç kësaj, tek ndezjet kronike simptomet nuk janë edhe aq të theksuara, dhimbje pothuajse nuk ka fare, ndërsa sekrecionet mund të variojnë ose bile edhe të zhduken.
Shërimi me antibiotikë
Që të ftitohet fotografi e saktë klinike e vezorëve, është e nevojshme që të bëhet kontroll gjinekologjik, diagnostikë ultrazë e organeve në legenin (komblikun) e vogël, pastaj analiza e gjakut dhe urinës.
Shërimin e ndezjes së vezorëve mund ta kryejë vetëm mjeku gjinekolog, pasiqë ka bërë hulumtimin e detajuar dhe gjetjen e shkaktarit të vërtetë të procesit të ndezjes. Kryesisht ky është një proces që zgjat, i cili nuk guxon të ndërpritet edhe atëherë kur zhdduken të gjitha simptomet.
Në të shumtën e rasteve rekomandohen antibiotikë të spektrit të gjërë, të cilat i mbulojnë të gjithë shkaktarët e njohur të ndezjes. Është e një rëndësie të veçantë që ndezja e vezorëve të shërohet me kohë, sepse mund të sjellë deri në pasoja të përjetshme. Në rastin më të rëndë mund të shkaktojë sterilitet. Prandaj është e rëndësishme që sapo të shfaqen simptomet të cilat janë tregues të ndezjes së vezorëve, femra të kërkojë ndihmën e gjinekologut.