0.5 C
Priština
More

    Mastitisi – inflamacioni i gjirit dhe të ushqyerit me gji

    spot_imgspot_img

    Mastitisi, ose inflamacioni i gjirit zakonisht ndodh n ë 6 muajtë e pare të ushqyerjes me gji. Nëse komplikohet gjendja, mund të arrojë deri në probleme serioze shëndetësore. Lexoni si ta parandaloni dhe trajtoni atë në mënyrë të natyrshme.

    Çdo grua mund të sëmuret nga mastitisi, por ky fenomen tek nënat e reja në gji është më i zakonshëm. Kur paraqitet mastitis shumë femra ndihen të lodhura dhe rraskapitura saqë iu vjen ideja për të ndaluar dhënien e gjirit, edhepse kjo është një gjë e gabuar. Dhënia e gjirit ndihmon që infeksionet të kalojnë më shpejtë si dhe nuk është e dëmshme për fëmijën tuaj.

    Inflamacioni i gjirit ndodhë, kur disa bakterie hyjnë në gjirin tuaj përmes thithave, zakonisht kur gjiri ka thitha të plasaritura apo të lënduara. Deri te mastitisi mund të vie edhe si rezultat i papastërtisë, andaj higjiena është shumë e rëndësishme, pastrimi i thithave para dhe pas dhënies së gjirit.

    Simptomat

    Fillon me dhimbjen e njërit gji, duke përfshirë një pjesv të saj, që zakonisht bëhet i skuqur dhe i nxehtë gjatë prekjes. Inflamacioni i gjirit, zakonisht shoqërohet me ethe, dhimbje në trup dhe dridhje. Nyjet limfatike në sqetulla zgjerohen pranë gjinjve të infektuar si dhe zemra mund të fillojë të rrahë më shpejtë. Këto simptoma asnjëherë nuk duhet t’i injoroni. Është shumë e rëndësishme qëtë reagoni sa më shpejtë që të hasni në to.

    Për vetëm 3-4 ditë gjendja juaj mund të përkeqësohet më shumë. Provoni preparate mjekësore në mënyrv natyroreqë do t’i cekim më poshtë dhe kontaktoni për këtë mjekun tuaj.

    Mjekimi

    Mjeku juaj do t’ju rekomandojë me shumë gjasa antibiotikë dhe duhet t’i përmbaheni një orari të saktë për marrjen e tyre, pa marrë parasysh nëse ndjeheni më mirv. Mjekët në përgjithësi lejojnë edhe përdorimin e brufenit.

    Pushoni sa më shumë që të jetë e mundur, konsumoni shumë lëngje, në gjoks vendosni fasha të ngrohta dhe të ftohta. Para gjidhënies, lagni një fashë të ngrohtë dhe vendoseni në gjirin e sëmurë dhe mbani për rreth 15 minuta. Përsëritni 3 herë në ditë. Në këtë mënyrë, do të përmirësoni rrjedhjen e qumështit dhe natyrisht që do të përshpejtoni mjekimin. Fërkimi apo masazhimi i gjoksit është shumë i dobishëm. Vetëm se duhet ta bëni shumë butësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme. Pavarësisht nga dhimbja, do të ishte mirë të vazhdonit me gjidhënie dhe të pompon më tepër qumësht. Nëse e injoroni sëmundjen, mund të vie deri tek abcesi i gjirit, akumulimi i qelbit në gji, e cila është shumë më vështirë pasatj për t’u kuruar.

    Ilaçet natyrore

    Bëhuni këmbëngulës, pompon qumështin çdo dy orë. Njëkohësisht, masazhoni gjirin për të përmirësuar rrjedhjen. Fashat e ngrohta mund të jenë shumë të dobishme. Mos veshni sutjena shumë të ngushta apo të shtrënguara. Gjatë kësaj periudhe është më mire të qëndroni pa sutjena. Disa femrave iu ndihmon përdorimi i pompës gjatë dushit me ujë të ngrohtë.

    Konsumoni shumë lëngje, si dhe Echinacea mund të jetë shumë e dobishme. Konsultohuni me mjekunt uaj para konsumit të këtyre pikave.

    Fashat janë një ndihmë shumë e madhe. Shumë femra lavdërohen edhe me përdorimin e vaj pluhurit (ricin oil) – dhimbja lehtësohet mënjëherë. Së pari, përmes pompës duhet ta largoni qumështin nga gjiri. Lagni pastaj pecetat me ujë të ngrohtë, dhe lyeni me vaj ricini. Këto peceta vendosni në gjirin e sëmurë dhe mbani afër gjirit peshqir të ngrohtë apo folie alumini që ta mbani nxehtësinë pranë gjirit. Është e rëndësishme që pecetat të jenë vazhdimisht të ngrohta. Lëreni të veprojë për një orë. Pastaj, pastroni mirë me ujë të ngrohtë dhe sapun, sidomos para ushqyerjes me gji.

    Për trajtimin me gjethe të lakres sigurisht që keni dëgjuar, por ato gjithashtu mund të jenë edhe të dëmshme. Nuk duhet t’i përdorni nëse keni ende pak qumësht, sepse lakra ndikon në “tharrjen” e rezervave. Ata nëna që kanë më shumë qumësht, mund ta lehtësojnë dhimbjen e gjirit të lënduar duke vënë gjethe të ngrira të lakrës së freskët. Vendosni nën sytjena dhe lërini të veprojnë.

    A keni pasur edhe ju ndonjëherë probleme të ngjajshme? Çfarë ju ka ndihmuar më shumë?

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...