Dëshironi një lëkurë të bukur, të freskët, dhe pa rrathë të errët rreth syve? gjëja e parë që duhet ta mendoni është kafeja dhe kakao – një përzierje për maskë të shkëlqyer për të gjitha llojet e lëkurës.
Kjo maske ushqyese është veçanërisht efektive për zbutjen e rrathëve të errët, lodhjes si dhe rigjallërimit të fytyrës.
Përveç kafesë dhe kakaos ju nevoitet edhe jogurt (apo salce kosi- pavllakë) dhe mjaltë (nëse keni lëkurë të thatë) dhe lëng limoni nëse keni lëkurë të yndyrshme. Nëse lëkura juaj është e dëmtuar dhe e thatë, atëherë produktet me qumësht zëvendësoni me vajra ushqyes.
Përbërësit për maskën:
• 4 lugë pluhur kakao pa sheqer
• 4 lugë kafe e bluar (mund ta përdorni edhe atë që mbetet por është më pak efektive)
• 8 lugë salcë kosi, qumësht ose jogurt
• 2 lugë mjaltë (ose 2 lugë lëng limoni për lëkurë të yndyrshme)
Sa për produktet e qumështit ju mund të përdorni qumësht prej bajameve ose prej kokosi. Në këtë maskë lejohen edhe disa zëvendësime si: vezë, vaj ulliri, vaj bajamesh. (në rastin e zëvendësimit të përbërësve, keni kujdes tek sasia dhe sigurohuni që masa mos të jetë shumë e lëngshme).
Përzieni njëherë kafenë dhe kakaon, pastaj shtoni qumështin, salcën e kokosit apo jogurtin, përzieni prap duke shtuar mjaltin (ose lëngun e limonit). Pas përzierjes, aplikoni masën në fytyrë të pastër dhe rreth qafës. Lëreni të veprojë masa deri sa të thahet plotësisht.
Lagni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe vendoseni atë në fytyrë për të zbutur maskën. Lani maskën nga fytyra juaj me ujë të vakët. Nëqoftëse lëkura juaj është e ndjeshme, shmangni fërkimin e tepërt.
Është interesante se kjo lloj maske mund të ruhet në frigorifer për disa ditë me rradhë deri në përdorimin e ardhshëm./kosovarja.ch/