Maskë për gjoks më të bukur

Një nga pjesët e trupit për pamjen e të cilës është e ndjeshme çdo grua, janë gjinjtë. Gjinjtë janë sinonim për joshje dhe feminitetin, për këtë është e rëndësishme që t’i kushtojmë kujdes të veçantë.

Në mënyrë natyrale mund të bëjmë shumë për gjinjtë tanë dhe zonën e ndjeshme të gjoksit – me dush të duhur, një dietë të shëndetshme, ushtrime të caktuara që duhet t’i praktikojmë kur ulemi në tavolinë dhe mënyra se si përdorim ndonjë nga preparatet për kujdes.

Gjinjtë nuk pëlqejnë …

Lëvizje të ashpra – gjëndrat në gjinjë janë të ndjeshme në prekje, kështu që gjatë dushit apo aplikimit të preparateve nuk janë të dëshirueshme lëvizje të ashpra.

Diellin dhe solariumin – rrezet e dëmshme ultraviolet përshpejtojnë plakjen, përshpejtojnë qerosjen (rënjen e flokëve), e thajnë lëkurën e ndjeshme dhe përshpejtojnë krijimin e njollave të errëta.

Ujin tepër të ngrohtë – gjinjtë do të marrin një formë të bukur dhe pamje të shëndetshme nëse i lani në dush të alternuar me ujë të nxehtë-ftohtë, dhe një kombinim i tillë i ujit stimulon qarkullimin.

Dietat e shpejta – me humbjen e indit mbështetës gjinjtë relaksohen (varen) edhe më shumë, kurse humbja e shpejtë e peshës vërehet më parë në pjesën e sipërme të trupit.

Sytjena të papërshtatshëm – lë plagë të thella në lëkurë dhe shtypë (shtrëngon) gjinjtë.

Ndërresa (nënkëmisha) dhe ‘body’ sintetike – sintetika në kombinim me djersët shkakton paraqitjen e puçrrave në zonën e gjoksit.

Për forcimin e gjinjve provoni këtë maskë:

  • përzieni 1 lugë çaji vaj bajame me 1 vezë dhe 1 lugë kos
  • përzierjen aplikoni në gjinjë nga jashtë drejt qendrës
  • masazhoni dhe lëreni të veprojë për 20 minuta
  • shpëlajeni me ujë të ngrohtë apo bëni dush të alternuar me ujë të nxehtë-ftohtë

Puçrra në gjoks

Puçrra është një dukuri e zakonshme në zonën e gjoksit, pasi kjo zonë është e mbushur me gjëndra yndyrore. Çdo ditë lëkurën duhet pastruar me sapun antibakterial, kurse pas stërvitjes veçanërisht rekomandohet larja e zonës së gjoksit sepse bakteriet që shkaktojnë paraqitjen e puçrrave, ushqehen me atë yndyrë dhe djersën. Puçrrat lyeni me preparat kundër puçrrave, në mëngjes dhe mbrëmje.

‘Piling’ dhe kremat

  • një herë në javë aplikoni piling në zonën e gjoksit, kështu lëkura do të qëndrojë e butë dhe e lëmuar
  • bëni një piling shtëpiak të mirë dhe, me lëvizje të butë masazhimi fërkoni lëkurën dhe pastroni qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës
  • që të mos shkaktoni iritim të lëkurës, zonën e gjoksit dhe gjinjtë masazhoni me kremë hidratuese pa përbërës të dëmshëm
  • gjatë aplikimit të piling apo kremës hidratuese është shumë e rëndësishme që gjinjtë t’i masazhoni me lëvizje të rregullta dhe rrethore.

kosovarja.ch