-2.1 C
Priština
More

    Maskë për flokë nga e kuqja e vesë dhe vaji i ullirit

    spot_imgspot_img

    Vaji i ullirit është nga të rrallët që depërton thellë në qimen e flokëve dhe i bën ato më të forta. Kurse e kuqja e vesë është shumë e pasur me yndyra dhe proteina, të cilat flokët i bëjnë më të shkëlqyera. Paketimi shtëpiak i vajit të ullirit dhe e kuqja e vesë është reçeta më e popullarizuar për kujes ndaj flokëve në kushte shtëpiake. Ky kombinim nuk është shumë i shtrenjtë, por është shumë i efektshëm dhe e bën flokun dukshëm më të fortë dhe më të bukur. Si të bëni ju vetë këtë tretman për flokë?

    Mos e teproni me sasinë e vajit të ullirit. Ju mjaftonë vetëm dy lugë ushqimi. Vajin e ullirit nxeheni (mirëpo keni kujdes që tëmos bëhet shumë i nxehtë, që të mos vlojë). Shtoni të kuqin e vesë dhe përzieni me kujdes me pirun derisa të fitoni një tretësirë me ngjyrë të njejtë.

    Shpërndajeni tretësirën në mënyrë të barabartë nëpër flokë dhe nbajeni së paku për dy orë. Pastaj flokët lani normalisht me shampon dhe vendosi regjenerator (shmangni maskat shumë të forta).

    Për të përforcuar ndikimin, flokët mbështillni me foli plastike dhe ngrohni për një kohë me tharrëse flokësh. Opcioni i dytë është që mbi folinë plastike të vendosni një peshkir dhe pastaj vetë temperatura e trupit tuaj do të përmirësojë veprimin e maskës, e posaçërisht nëse merreni me ndonjë aktivitet fizik derisa keni në kokë maskën (pastrim me thithëse pluhuri, fshierje të pluhurit, apo edhe fitnes në shtëpi).

    Kjo maskë është thjesh është më e duhura dhe njëkohësisht shumë ë popullarizuar – edhe atë pa ndonjë arsy të veçantë. Përparësia është që produkti është tërësisht natyral dhe nuk ka ndonjë konservues apo materie të dëmshme. Nëse ju pengon era e të kuqit të vesë, mund të shtoni sipas dëshirës edhe një sasi të vogël të vajit eterik.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...