‘Maskat’ që zgjidhin problemet e lëkurës

Natyrale është më e mira, më e shëndetshme dhe më efikase. Po ju japim katër reçeta magjike të cilat do të ju ndihmojnë ti zgjidhni të gjitha problemet e lëkurës suaj.

Për hidratim

  • 1 banane
  • 1 avokado
  • 1 lugë mjaltë

Përzieni avokadon me një lugë mjaltë dhe bananen të cilën më parë e keni shtypur. Bananet dhe avokado janë plot minerale dhe vitamina, të cilët do ta trajtojnë lëkurën tuaj, kurse mjalti do ti japë hidratimin e duhur.

Për shkëlqim të fytyrës

  • lëvozhgë e 1 ‘grejpfruti’
  • 1 lugë avokado
  • 1 lugë vaj kaçash

Shtrydhni lëvozhgën e ‘grejpfrutit’, shtoni pak avokado dhe vaj kaçash në një enë dhe përzieni. Lëvozhga e grejpfrutit do ti largojë qelizat e vdekura të lëkurës dhe do të nxisë aktivitetin e kolagenit, kurse avokado i freskët dhe vaji i kaçave japin acide yndyrore esenciale dhe vitamin A të cilët janë të nevojshëm për lëkurën që të marrë shkëlqimin e dëshiruar.

‘Maska’ anti – age (kundër plakjes)

  • 1 lugë jogurt
  • 40 g tërshërë
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 karrotë e grirë në rende

Përzieni karrotën e grirë në rende, jogurtin dhe mjaltin dhe një grusht tërshërë. Karrota është e pasur me beta karoten i cili është esencial për luftën kundër rrudhave të parakohshme. Jogurti hidraton lëkurën kurse mjalti siguron këtë hidratim duke e ruajtur atë. Tërshëra shtohet për zbutjen e lëkurës.

Për lëkurën e skuqur

  • 1 lugë L – Glutaminë
  • 1 lugë ujë
  • Përzieni L-Glutaminin pluhur me ujin dhe aplikoni vetëm në pjesët e skuqura të fytyrës.

kosovarja.ch