-0.8 C
Priština
More

    Maskat mbrojtëse janë rrezik për fëmijët nën 2 vjeç

    spot_imgspot_img

    Pandemia COVID-19 e ka bërë pothuajshe të domosdoshme vendosjen e maskave mbrojtëse në hapësira publike. Por sipas Shoqatës së Pediatërve në Japoni, ato nuk preferohen për fëmijët nën moshën dy vjeç.

    Udhëzimet për mbrojtje ndaj Coronavirusit të Japonisë inkurajojnë njerëzit që të vendosin maska, por organi mjekësor paralajmëroi prindërit që të mos i vendosin ato tek foshnjat, sepse e bën të vështirë shprehjen dhe frymëmarrjen, thuhet në një broshurë, shkruan CNN.

    “Është e mundur që maskat të vështirësojnë frymëmarrjen tek foshnjat dhe të rrisin rreziqet e goditjes nga nxehtësia”, thuhet në broshurë.

    Foshnjat kanë rrugë të ngushta të frymëmarrjes dhe maska mund ta vështirësojë kësisoj frymëmarrjen, duke rritur ngarkesën në mushkëri, shkruhet tutje në borshurë.

    Ekziston gjithashtu një rrezik i rritur nga asfiksia, veçanërisht nëse fëmijët e vegjël vjellin pas vendosjes së maskës, thuhet në të njëjtin burim.

    Foshnjat janë me rrezik relativisht të ulët nga koronavirusi dhe shoqata konkludon se maska nuk janë të nevojshme për foshnjat nën dy vjeç.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...