Nëqoftëse keni flokë të thatë, atëherë erërat e dimrit dhe ajri i ftohtë mund t’i përkeqësojë edhe më shumë. Trajtoni flokët e thata me anë të këtyre llojeve të maskave të përgatitura në kushte shtëpiake, e që ndikojnë në zbutjen, shkëlqimin dhe shtimin e joshjes.
Vaj ulliri dhe mjaltë
- 6 lugë gjelle vaj ulliri
- 4 lugë mjaltë
- Koha: Lani flokët pas 25 minutave
Kjo maskë ndikon që të keni flokë me shkëlqim dhe të buta.
Avokado dhe e verdha e vezës
- ½ Avokado
- 1 e verdhë e vezës
- Koha: Pastroni flokët pas 20 minutave
E verdha e vezës është e mrekullueshme për ndriçimin dhe hidratimin e pamjes suaj, por që ka të njejtat përfitime të mrekullueshme për flokët tuaj.
Banane dhe mjaltë
- 1 banane e pjekur
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë vaj ulliri
- Koha: pastroni flokët pas 15-20 minutash
Ky kombinim i mrekullueshëm jo vetëm që hidraton nga rrënja deri te majat, por gjithashtu zbut e hidraton lëkurën e thatë të kokës.
Vaj kokosi
½ filxhan vaj kokosi të lëngshëm
Kjo lloj maske është shumë e thjeshtë, dhe ndoshta një ndër më të preferuarat tona! Vaji i kokosit është i mbushur me antioksidantë dhe vitamina për të ushqyer dhe hidratuar flokët nga mesi i gjatësisë së tyre e deri tek majat.