Marina Vjollca, bashkë me motrën e saj Luanën, konsiderohen si dy nga femrat më seksi shqiptare. E para sot mbush rrafsh 30 vjet.Festën për këtë vit jubilar, prezantuesja shqiptare, e ka filluar qysh mbrëmë. Nga videot e postuara, ajo shihet duke festuar me motrën dhe nënën, e rrethuar me balona dhe lule.
Luana, në rrjetin e saj Instagram, ka postuar një mori vieosh qesharake me Marinën dhe e ka quajtur motrën gjyshmën e saj.“Gëzuar ditëlingjdne GjYSMA IME. E falënderoj Zotin çdo ditë që më ka beku në çdo hap të jetës me ty, je e pazëvendësueshme.. je gjysma ime e jetës pa të cilën nuk do bëja dot” ka shkruar e motra për Marinën.
E i veçantë është edhe urimi i bashkëshorit të bukuroshes. Reperi Getorar Selimi, ka postuar një fotografi simpatike të atij dhe Marinës.
“ Urime ditëlindja për gruan që vazhdon të më bëj zemrën të rrah shpejt” ka shkruar mes të tjerash Geti në postimin e tij në Instagram.
Veç këtyre, Marina në 30 vjetorin e saj të lindjes, ka marrë edhe shumë urime të tjera nga artistë, miq e familjarë.