Majonez i thjeshtë i bërë në kushte shtëpiake

Majonezi ështënjëri nga ato ushqimet që zakonisht e blejmë si të gatshëm sepse mendojmë që është shumë e komplikuar për ta bërë atë vetë. Po ju sjellim një recetë të thjeshtë për bërjen e majonezit në kushte shtëpiake.

Edhepse është një nga erëzat tuaja të preferuara për sanuiçë, majonezin rrallëherë përpiqemi ta bëjmë vetë, por mjafton një here ta bëni dhe nuk do e keni më problem. Këtë recetë e kemi gjetur në blogun Drizzleanddip.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 të verdha të vezës
  • 2 lugë uthull
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë çaji mustardë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 3 thelpinj hudhër
  • Një majë luge sheqer
  • Pak biber (sipas dëshirës)

Në blender hidhni vezët, uthullën, lëngun e limonit, hudhrën, sheqerin dhe mustardën, aktivizoni shpejtësinë e ngadalësuar dhe bëni që të gjithë përbërësit të përzihen. Më pas hapni kapakun dhe hidhni pak vaj shumë ngadalë, që të balansohet masa e krijuar dhe të bëhet emulsion i trashë. Nëse e hidhni shumë shpejtë vajin, atëherë majonezi do të ndahet nga vaji duke mos u krijuar masë homogjene.

Në ndërkohë provoni majonezin për shije, shtoni kripë, biber, dhe pak piper të kuq nëse dëshironi të ketë shije pak pikante. Gjithashtu, nëse majonezi është shumë i trashë, shtoni dy lugë gjelle ujë të ngrohtë për ta holluar atë. Hidhni majonezin në një kavanoz steril dhe ruani atë në frigorifer.

Shënim: për majonezin dhe të gjitha ushqimet me vezë të papërpunuara, zgjedhni vezë që janë të freskëta dhe mundësisht organike.

kosovarja.ch