11 C
Priština
More

    Magjia e “Mrizit të Zanave”

    spot_imgspot_img

    Kuzhina shqiptare është e larmishme dhe e pasur me specialitete të ndryshme. Në të gërshetohen perimet, pemët e brumërat, duke ofruar shije tërheqëse edhe për ndërkombëtarët.

    Fuqinë dominuese të gatimeve shqiptare, e ka vulosur tashmë sa vite “Mrizi i Zanave” në Fishtë, Shqipëri.

    Me moton “Mendo globalisht, konsumo lokalisht”, ky resort ja ka dalë që në vazhdimësi të shërbejë produkte bio të zonës. Për shumicën prej tyre, posdeojnë fermë, ndërsa me të tjerat furnizohen nga fshatarët lokal.

    Me qëllim që gjithçka të jetë e freskët, “Mrizi i Zanave” ka edhe mënynë që ndryshon, varësisht nga stinët. Pata, thëllënëzat, lëngu i shegës e i trëndafilit, apo ëmbëlsirat e veçanta janë vetëm disa nga specialitetet e këtushme.

    Adhuruesit e produkteve që shërbehen në këtë vend, mund edhe të blejnë shumë prej tyre siç është vera e prodhuar tek Mrizi apo edhe djathi.

    Për ata që dëshirojnë të shijojnë më mirë pamjen e mrekullueshme që ofron natyra përreth, janë dhomat e kullës së vjetër, e cila është renovuar me aq finesë, saqë për të është shkruar edhe nga mediet ndërkombëtare.

    Kushdo që ja ka mësyer bregdetit shqiptar, asessi të mos e anashkalojë një pushim në magjinë e “Mrizit të Zanave”, një vend konkurues me ato botërore, si për nga atraktiviteti ashtu edhe nga cilësia.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...