-0.3 C
Priština
More

    Magjia e konsumimit të dy mollëve në ditë

    spot_imgspot_img

    Shumë herë mund të keni dëgjuar teksa thonë se molla është mbretëresha e frutave. Dhe kur dëgjojmë për përfitimet që sjell konsumimi i kësaj peme, lehtësisht pajtohemi me atë konstatim.

    Molla mbron qelizat bazë të sistemit nervor nga neurotoksinat. Studimet kanë treguar se konsumimi i mollës ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru.

    Ngrënia e rregullt e mollës besohet se ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 sepse ajo përmban fibër dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

    Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, molla ndihmon sistemin tretës të përthithtë më pak glukozë dhe stimulon qelizat beta të pankreasit të prodhojnë insulinë.

    Mollët ulin rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, për shkak të përbërësve të lartë antioksidantë.

    Lëngu i mollës mund të jetë i shijshëm, me vitamina dhe antioksidantë, por magjia qëndron tek fruti i plotë. Vetëm ai të ofron një tufë me fibra dhe vlera ushqimore ashtu siç ka dashur nëna natyrë

    Studimet thonë se ngrënia e dy mollëve në ditë ofron shumë përfitime për organizmin, dhe veçanërisht gratë i mbron nga sëmundjet e zemrës.

    Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se ngrënia e dy mollëve në ditë për të paktën 8 javë  i bën mirë zemrës sepse ul nivelin e kolesterolit në gjak me deri në 4 përqind.

    Sipas studimit të Fondacionit Edmund Mach në Itali, kjo veti i atribuohet pranisë së lartë të fibrës, e cila gjendet më shumë tek pjesa e lëkurës.

    Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë kujdes.

    Fakti që molla ndihmon në uljen e kolesterolit, nuk do të thotë se ajo duhet të shërbejë si një zëvendësues i medikamenteve për uljen e tij.

    Molla duhet të jetë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor me shumë fruta, perime, drithëra, peshq e yndyrna të shëndetshme.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...