Tashmë jeni mësuar me recetat të cilat ua paraqesim, poashtu edhe keni pare edhe më herët të ju paraqesim mafinit të shijshëm. Kësaj rradhe po ju paraqesim se si të pregatisni shpejt dhe lehtë mafinit me sallamë…
Nevojitet:
- 1 filxhan kos,
- 1 filxhan vaj,
- 4 vezë,
- 150 gram sallamë,
- 150 gram djath të freskët,
- qepë të freskëta,
- një filxhan miell,
- një filxhan miell misri,
- 1 çese pluhur për pjekje,
- 1 lugë çaji melmesa të thata
Përgatitja:
Në një enë vendosini vezët, kosin dhe djathin, vajin dhe i përzieni mirë. Shtoni miellin e përzier me pluhur dhe e përzieni deri sa të bashkohen të gjithë përbërësit mirë. Në masën e fituar e shtoni proshutën e prerë në kube dhe copa feta të mëdha, pjesë të qepës së re. Përzieni, derdhni në këllëp për mafinë të cilin së pari e keni lyer dhe piqeni për rreth gjysmë ore në 180 gradë.