Luleshtrydhet janë një ndër frutat më të njohura dhe të shijshme të pranverës dhe në të njëjtën kohë, ato na bëjnë mirë për shëndetin.
Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe manganit dhe gjithashtu përmbajnë sasi të mira të vitaminë B9 dhe kaliumit. Luleshtrydhet janë shumë të pasura me antioksidantë dhe përbërës bimorë, të cilat mund të kenë përfitime për shëndetin e zemrës dhe kontrollin e sheqerit në gjak.
Ato kanë disa përfitime, katër prej tyre ua sjellim më poshtë:
Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare
Luleshtrydhet janë të pasura me antocianinë, nga të cilat kanë edhe ngjyrën e kuqe karakteristike. Antocianinat parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare.
Ndihmojnë në rregullimin e sheqerit
Të hash luleshtrydhe sidomos në kombinim me karbohidrate ndihmon në rregullimin e glukozës në gjak. Kjo veti i atribuohet antocianinave që ato përmbajnë. Gjithashtu, polifenolët që përmbajnë luleshtrydhet kontribuojnë në rregullimin e sheqerit, por edhe të presionit të gjakut.
Mbrojnë nga kanceri
Studimet tregojnë se luleshtrydhet mund të parandalojnë lloje të caktuara të kancerit. Ky efekt mbrojtës mendohet të jetë për shkak të kombinimit të polifenoleve, duke përfshirë acidin ellagjik dhe ellagitannin, të cilat kanë treguar në studimet, që janë bërë te kafshët, se pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene. Sidoqoftë, në këtë rast, është e nevojshme të bëhen studime njerëzore, për të konfirmuar këto veti.
Ndihmojnë në menaxhimin e peshës
Luleshtrydhet kanë pak kalori (100 gr luleshtrydhe kanë vetëm 32 kalori), kështu që ato mund të përdoren si alternativë ndaj ëmbëlsirave, duke ndihmuar në kontrollin e peshës