Lule Kantarioni ju mbron kundër infeksioneve vaginale

Higjiena e duhur dhe e rregullt, veshjet e rehatshme, shmangia e marrëdhënieve të rrezikshme seksuale, përdorimi i vaginaletave (supozitorëve) me bazë bimore si dhe pastrimi apo shpëlarja e zonës gjenitale me çajra bimorë, ndikon në ruajtjen dhe mbrojtjen e organeve riprodhuese të femrave. Ja disa këshilla si të shmangni infeksionet gjenitale.

Infeksionet vaginale janë çrregullime të zakonshme gjinekologjike tek femrat dhe deri tek infeksionet dhe inflamacionet, theksojnë gjinekologët, vie si pasojë e çrregullimeve të florës vaginale. Midis tyre janë laktobacilet, bakterie të dobishme të acidit laktik që na mbrojnë nga mikroorganizmat e dëmshëm. Gjithashtu janë të pranishëm edhe tek sekrecionet, që nuk bëjnë ndonjë pengesë për aq kohë sa janë në balansë. Megjithatë, kur ky ekuilibër prishet, lindin edhe problemet dhe se zhdukja e laktobacileve ndryshon pH-në e vaginës.

Sekretimi normal është acidik dhe vlera e pH-së varion nga 4.6 deri 6 dhe se me prishjen e florës vaginale e konvertuar nga ajo acidike në alkaline, favorizohet zhvillimi i mikroorganizmave të dëmshëm.

Çfarë mund ta prishë florën vaginale?

Për të shmangur prishjen e florës vaginale, gratë duhet të kujdesen për veshjen e duhur, të ruajnë higjienën, të kujdesen për jetën e tyre seksuale, këshillojnë mjekët. Kur bëhet fjalë për faktorët e jashtëm të dëmshëm të florës vaginale, ato mund të listohen në tri grupe:

  • Faktorët mekanikë ku përfshijnë dëmtimin e indeve që mund të ndodhë gjatë lindjes, ekzaminimet gjinekologjike apo raportet seksuale. Edhe veshja e papërshtatshme mund të shkaktojë dëme. Për shembull, pantallonat tepër të ngushta mund të shkaktojnë fërkim në zonën intime, duke ngadalësuar qarkullimin e gjakut dhe pengimin e florës vaginale.
  • Faktorët higjienik, të tilla si përdorimi i sapuneve alkaline duke shkatërruar laktobacilet e shëndetshme. Këtu bëjnë pjesë edhe përdorimi i pecetave të përditshme me aromë të parfumizuar, pastaj ndërrimi jo i rregullt i tamponeve dhe pecetave higjienike.
  • Faktorët kimikë ku përfshijnë spreje vaginale, xhel kontraceptiv si dhe disa produkte kozmetike për mbajtjen e higjienës e që prishin florën vaginale. Për këtë arsye, është më mirë të përdorni preparate mjekësore për kujdesin e pjesëve intime të trupit, me vlerë të duhur të pH-së.

Shpëlarja me çajra bimorë

Për ruajtjen e shëndetshme të florës vaginale, mjekët rekomandojnë përdorimin e produkteve që shiten nëpër barnatore si dhe shpëlarjen e zonës intime me çajra bimorë. Në barnatore mund të gjeni tableta dhe granula që shfrytëzohen për shpëlarje vaginale. Për këtë qëllim ju mund të përdorni çaj kamomili apo të bimëve tjera si dhe sodë bikarbonë. Çaji përgatitet në të njejtën mënyrë ashtu edhe si pihet, ndërsa tretja e sodës bikarbone hidhet me një lugë çaji dhe 250 ml ujë të ngrohtë. Duhet të shpëlani vendin thellë disa centimetra në brendësi të vaginës, por nuk duhet edhe ta bëni shumë shpesh, jo më shumë se dy herë në muaj dhe asesi gjatë ciklit menstrual.

Mos kryeni marrëdhënie të rrezikshme seksuale

Që të mbroni veten nga infeksioni, duhet të keni marrëdhënie të shëndetshme seksuale. Flora vaginale e shëndetshme dhe higjiena e mirë e partnerit, janë po aq faktorë të rëndësishëm mbrojtës. Kujdesi i veçantë i rekomandohet femrave që fillojnë raporte seksuale të pambrojtura dhe shpesh herë ndërrojnë partnerët. Brenda gjashtë orëve pas marrëdhënies së rrezikshme duhet të lani vaginën tuaj ose të përdorni vaginaleta me bazë bimore, të kantarionit.

Grupmoshat me ndjeshmëri më të lartë

Vagina është e mbuluar me mukozë e cila është relativisht e fortë dhe mbrojtëse. Trashësia e indeve varet nga balanci i hormoneve seksuale, e cila ndryshon gjatë ciklit menstrual dhe shtatzënisë dhe gjithashtu varet nga mosha e gruas. Tek vajzat e reja dhe gratë më të moshuara, indet e mukozës janë më të hollë, ka vetëm disa shtresa qelizore dhe për këtë arsye edhe kanë ndjeshmëri më të madhe dhe janë të cenuara nga prishja e florës vaginale.

Provoni barna ‘vaginaleta’ me bazë bimore

Me qëllim të ruajtjes së florës vaginale, mjekët rekomandojnë që të përdorni vaginaleta me bazë bimore, të cilët mund ti gjeni në barnatore edhe pa recetë të mjekut. Pothuajse në çdo barnatore mund të gjeni vaginaleta me bazë bimore kantarioni, propolisi, kamomili apo trumze. Këto janë shumë të mirë sepse largojnë sekretimin e tepruar dhe nuk japin asnjë efekt anësor. Ju mund të përdorni edhe vaginaleta me bazë jodi, por duhet të jeni të kujdesshëm sepse nuk duhet ti përdorni shpesh, theksojnë mjekët. Kujdesin për florën vaginale mund ta bëni edhe me anë të ndonjë pecete pambuku të zhytur në vaj kantarioni për përdorim të brendshëm. Gjinekologët këshillojnë që të bëni kontrolle së paku një herë në vit, edhe nëse nuk keni simptoma të shfaqura. Kontrolli shëndetësor përfshin një seri të analizave dhe testeve ku edhe kanceri i qafës së mitrës mund të zbulohet në fazë të hershme.

kosovarja.ch