Rep-artistja Loredana Zefi ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjithë fansat e saj.
Artistja që po thyen rekord pas rekordi në Zvicër dhe më gjërë, përmes llogarisë së saj në Instagram, ka bërë të ditur se turneun e saj të paraparë për këtë vit, e ka shtyrë për vitin 2021.
Këngëtarja ka bërë me dije se biletat e njëjta do të vlejnë edhe vitin e ardhshëm.
Këtë turne, Loredana e kishte filluar në Leipzig, por pas shpërthimit të virusit Corona, ajo e ka ndërprerë vazhdimin e performancës në vendet e tjera të parpara.