Një mënyrë për t’i fshirë njollat e verdha të thonjve dhe për të parandaluar formimin e tyre janë: soda bikarbona, limoni dhe tabletat për fshiren e protezave të dhëmbëve.
Duhani, xheli dhe lyerja e shpeshtë e thonjve me ngjyra të erëta mund të krijojnë njolla të verdha në ta. Këto mund të mënjanohen tërësisht me disa përzierje shtëpiake.
Së pari thonjtë duhet të pastrohen nga ngjyrat dhe pastaj të lahen me një brushë dhëmbësh dhe ky trajtim do t’i largojë të gjitha papastërtitë.
Pastë me sodë bikarbon
Në pak ujë të vakët futni dy-tri lugë sodë bikarbon dhe tundeni deri sa të fitohet një masë më e trashë. Futini gishtat në atë përzierje për disa minuta dhe do të shihni se si soda do ta zbusë lëkurën e duarve tuaja, do t’i zabardhë thonjtë dhe do t’ua rikthejë shkëlqimin.
Lëngu i limonit
Përvec që i forcon thonjtë, limoni i largon edhe njollat e verdha. Mund t’i mabani gishtat në lëng limoni, ose ta pritni limonin dhe me të t’i lyeni gishtat, pastaj t’i ferkoni me brushë dhëmbësh. Kjo tërësisht i largon njollat.
Tableta për t’i fshirë protezat e dhëmbëve
Në një gotë me ujë vini dy tableta për pastrimin e protezave të dhëmbëve dhe mbani duart në atë përzierje për disa minuta. Këto tableta, përvec që i pastrojnë dhëmbët, i zbardhin edhe thonjtë.
Lyerja bazike i mbron thonjtë
Para se t’i lyeni thonjtë me ngjyra të errëta, patjetër duhet t’i lyeni me një ngjyrë bazike. Kjo do t’i mbrojë thonjtë tuaj nga zverdhja. Pasi të përdorni aceton, duhte t’i lani duart mirë, pasi prej tij mund t’ju zverdheen thonjtë. /kosovarja.ch/