-1.4 C
Priština
More

    Liker për zonja: 5 shije që do t’i adhuroni

    spot_imgspot_img

    Këtë pije aromatike sot më me ëndje e konsumojnë femrat. Megjithatë shumë pak është e njohur që likeri është i bërë për meshkuj,  edhe atë jo për çfardo mashkulli, por për mbretin e Francës Lui XIV, i cili mbeti i njohur për mënyrën e çregullt të jetesës. Madam De Mentenon, njëra prej të përzgjedhurave të mbretit, kombinonte  frutat, bimët dhe në këtë mënyrë i bënte pijet alkoolike të ëmbla. Është e dukshme që kanë qenë shumë të shijshme,  pasiqë shumë shpejt janë bërë të popullarizuara. Ndërsa për ju kemi përzgjedhur 5 reçeta fantastike.

    Liker mente

    Ju nevojitet

    500 ml ujë, 180 ml raki të shtëpisë, 150 g sheqer me ngjyrë kafe, 3 qese sheqer vanilje, 2 qese çaj mente, një lugë aromë menteje.

    PËRGATITJA

    Në një enë hidhni ujë, raki, sheqer me ngjyrë kafe dhe sheqer vanilje dhe ziejini në temperaturë të ulët. Kur të vlojë, ziejini edhe 5 minuta. Vendosini qeset e çajit, mbylleni enën dhe lereni të ftohet. Më pas largojini qeset dhe shtoni aromën, përzijeni mirë, qiteni në shishe dhe lereni të qëndrojë në të ftohtë dhe vend të errët deri të nesërmen. Mund ta servoni me copëza të kivit.

    Kafetino

    Ju nevojitet

    150 g kafe, 150 ml ujë, 300 g sheqer, 600 ml ujë të vluar, 150 ml raki, një lugë cimet

    Përgatitja

    Sheqerin përzijeni me 150 ml ujë dhe vlojeni për disa minuta. Kafen përzijeni me ujë të vluar, dhe kullojeni në një gazë. Kafen e kulluar, rakinë, cimetin dhe shurupin e sheqerit ziejini edhe rreth 2-3 minuta që rakia pak të neutralizohet. Hiqeni nga shporeti dhe lereni të ftohet dhe servojeni.

    Liker Ajer

    Ju nevojitet

    8 të kuq të vesë, 400 g sheqer, 400 ml ajkë (shmand) të ëmbël, 500 ml raki rrushi, 2 lugë sheqer vanilje, pak uthull

    Përgatitja

    Tundini të kuqet e vesë me pak uthull, shtoni sheqerin e vaniljes dhe shmandin e ëmbël dhe të gjitha bashkë përzijini. Masën vendoseni në frigorifer për disa orë, më pas hiqeni shkumën dhe qiteni në shishe. Këtë liker mund ta përdorni në afat prej 2 javësh.

    Oranzhino

    Ju nevojitet

    1 l alkool, 9 citronë, rreth 400 g sheqer, 1,5 l ujë

    Përgatitja

    Coptojeni lëvoren e citronit në copa të shkurta dhe të ngushta që më lehtë të shtrydhni vajin aromatik. Lëvoren e shtrydhur të citronit vendoseni në një kavanoz, hidhini sipër alkool dhe mbylleni mirë. Kavanozin mbajeni në vend të ftohtë dhe të errët për 15 ditë dhe përziejeni lehtë herë pas herë masën. Nga uji dhe sheqeri bëjeni një shurup me citron dhe alkool. Përzijini mirë, kullojini dhe hidhini në një shishe. Shtrydhini  lëvoret që ju kanë mbetur. Shishet mbyllini dhe vendosini të rrijnë tre muaj, por më mirë është nëse i leni edhe më gjatë.

    Liker i vaniljes

    Ju nevojitet

    50 g sheqer, 3 qese të sheqerit  të vaniljes, 650 ml ujë, 300 ml alkool, 30 g sheqer të verdhë

    Përgatitja

    Sheqerin kristal, qeset e sheqeri të vaniljes dhe ujin vendosini të zihen. Kur vlon, qiteni në një shishe të xhamit dhe shtojani alkoolin dhe sheqerin ngjyrë kafeje, dhe së bashku përzijini. Shishen lereni të qëndrojë në vend të ftohtë deri në një javë, por kohë pas kohe përzijeni. Likerin kullojeni përmes një gaze dhe qiteni në një shishe për liker.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...