Trupi i mashkullit është letra e cila mund të na ofrojë informacione të shumta. Dhe në thelbin e shikimit të përciptë në shpatulla, ballë, veshë apo gishta mund të merrni vesh a është para jush mashkulli i duhur apo aventuristi. Lexoni edhe ju mashkullin tuaj, sepse trupi i mashkullit mund të na shërbejë si rrëfyes i karakterit të tij.
Mashtruesit i kanë supet e gjëra
Mashkulli i cili i ka supet e zhvilluara dhe ije të ngushta është i lindur si mashtrues. Kënaqet në flirt dhe aventurat e dashurisë dhe për këtë shkak nuk mund të rehatohet me një femër. Ndërkaq, edhe me të mund të keni lidhje serioze dhe martesë të gjatë sepse është shumë romantik. Këta meshkuj janë në gjendje që çdo ditë të përzgjedhurën e tyre ta mbulojnë me vëmendje.
Balli i lartë, tip i ndjeshëm
Nëse në shikim të parë ju pëlqen mashkulli i cili e ka ballin e lartë, dijeni që para jush është një tip shumë i ndjeshëm dhe me imagjinatë të zhvilluar. Me te gjithmonë do ta keni interesant sepse ai i do befasitë.
Nëse njoftoni mashkull me ball formë katrori, jini e kujdesshme sepse kjo është shenjë që është i ftohtë dhe koprrac në fjalë.
[rev_slider tungch]
Besnikët i kanë veshët e butë
Jini të kujdesshëm me meshkujt të cilët i kanë veshët e mëdhenj. Ai kënaqet në vetmi dhe vështirë lidhet për njerëz.
Për dallim nga ai, mashkulli i cili i ka veshët e vegjël dhe të butë është partner i besueshëm dhe besnik, dhe në te mundeni gjithmonë të mbështetni. Nëse pulpën e veshit e ka shumë të butë, jeni në fitim, sepse kjo është dukuri e personave shumë të fortë.
Të gjatët janë më të suksesshëm, ndërsa të shkurtët më sharmantë
Mashkulli i gjatë do të lë përshtypje të fuqishme në rreth, kudo që paraqitet. Është ambicioz dhe zakonisht është shumë i suksesshëm. Nëse keni simpati për meshkujt e shkurtër, mos kini merak, sepse edhe ai mund të ketë virtyte të mira. Mungesën e centimetrave e zëvendëson me sharm dhe imagjinatë.
‚Molla e Adamit‘ (pjesa e dalur e laringut në qafë) zbulon çfarë dashnori është
Molla e lëshuar, dashnor fantastik. Meshkujt të cilët e kanë të lëshuar mollën e Adamit janë shumë dashnorë të mirë, kanë theksuar hulumtuesit. Kjo për shkas se mollëza e lëshuar është nën ndikimin e hormoneve testosterone. Andaj, sa më poshtë të jetë ajo, aq më shumë i zjarrtë dhe i gatshëm për seks është ai.
Gishtat e përkulur zbulojnë gënjeshtarin
Nëse ju pëlqen mashkulli me gishta të mëdhenj të këmbës, dijeni që para jush është një person besnik dhe i drejtë. Shputat e ngushta kanë domethënie që flirti është më i rëndësishmi në botë. Nëse shihni që dashnori juaj ka gishta të përkulur, kini kujdes sepse këto meshkuj shpesh nuk e flasin të vërtetën.
Vrima në mjekër e dekoron mashkullin
Mjekra mund të zbulojë shumë për meshkujt. Nëse është e theksuar kjo do të thotë që është impulsiv, nëse është e vogël dhe e padukshme kjo do të thotë që është person dyfytyrësh i cili asnjëherë nuk e di çfarë dëshiron. Por nëse ju pëlqen mashkulli që ka vrimë në mjekër, jini e sigurt që me të do të ndiheni si mbretëreshë, sepse vrima është shenjë që para jush është një romantik i paparë.
Gishti i madh i gjatë, njeri i shkëlqyeshëm
Shikoni si e ka dorën dhe të gjitha do t’i kuptoni për te. Mashkulli që i ka gishtat e mëdhenj në dorë është shumë i vendosur dhe këmbëngulës, derisa ai me dorë më të vogël lehtë i humb nervat dhe është i padurueshëm. Gishtin i mesëm më të gjerë e kanë meshkujt dominues.