Këngëtarët shqiptarë gjatë periudhës së pandemisë i kanë argëtuar qytetarët me koncerte pa publik. Këto koncerte filluan në Prishtinë me Sabri Fejzullahun, për të vazhduar në Gjakovë me Shkelzen Jetishin, në Pejë me Ramadan Krasniqin, në Mitrovicë me Grupin TNT e këngëtarë të tjerë në qytetet e tjera.Një koncert i tillë nuk do të mungoj as në për komunën kryesore të Drenicës.
Në Skënderaj, të dielën, do të këndojë këngëtarja e kësaj ane, Leonora Jakupi. Përformanca e saj do të nis nga ora 20:45.
Ani pse nuk do të ketë publik, Leonora Jakupi, do t’i argëtojë qytetarët nga Skënderaj me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Koncerti i kësaj artisteje do të mbahet nën patronatin e kryetarit të kësaj komune, Bekim Jashari.