Ditët e ftohta të dimrit, temperaturat e ulëta dhe erërat, ndryshimet e temperaturës nga e lartë në të ulët dhe anasjelltas, e gjithë kjo kontribuon në thatësi dhe plasaritje të lëkurës dhe në pamjen e saj të ashpër.
Duke u kujdesur për lëkurën tuaj në ditët e ftohta të dimrit do të arrini jo vetëm pamje të bukur e të mirë, lëkurë të butë dhe të mëndavshtë por edhe ta përgatitni atë për ditët e ardhshme të ngrohta.
Faktorët e jashtëm nuk janë të vetmit që ndikojnë në gjendjën e lëkurës sonë. Pavarësisht nga moti ne duhet gjithmonë ti kushtojmë vëmendje edhe faktorëve të brendshëm, si që janë ushqimi, gjumi i mjaftueshëm, uji dhe futja e mjaftueshme të sasisë së lëngjeve në trup, oksigjeni, stresi i përditshëm dhe të tjera.
Lëkura – organi më i madh ndijor
Lëkura në fakt është organi më i madh ndijor i yni, duke mbuluar një sipërfaqe rreth 2 metra katror me një pesh rreth 3 kilogramë. Gjatë jetës i humbim rreth 20 kilogram të lëkurës, gjatë çdo minuti dhjetëra mijëra të qelizave, të ashtuquajtur rigjenerim i lëkurës. Lëkura ka një funksion mekanik të kujdesit të trupit, është thelbësore në rregullimin e temperaturës, siguron mbrojtje imunitare, mbron nga rrezet UV.
Pra, lëkura jonë është pasqyrë e jetës sonë. Në procesin e largimit të toksinave dhe substancave të ndryshme të mbeturinave nga trupi, 70% është me anë të frymëmarrjes, ndërsa 30% e mbetur nëpërmjet djersitjes dhe gjatë urinimit.
Lëkura e njeriut është e trashë 2 mm, dhe përbëhet nga dy shtresa. Shtresa e lartë quhet epidermë dhe është e përbërë prej melaninës, e cila është gjithashtu përgjegjës për pigmentim e lëkurës dhe mbron nga rrezet UV. Shtresa e poshtme quhet dermis, dhe përmban gjëndra – djerse dhe vajore, mbaresa nervore dhe qeska (follicles) të flokëve. Më poshtë gjendet indi dhjamor nënlëkuror. Kur lëkura rigjenerhet, qelizat dhe shtresat e sipërme të epidermës vdesin dhe vijnë qelizat sipërfaqësore të shtresave të ulëta të dermisit. Ky proces është gjithashtu një mënyrë e natyrshme e rilindjes, jo vetëm për regjenerimin e lëkurës por edhe të mbajë pamje rinore pa rrudha dhe lëkurë të lëshuar
Çka ndikon në lëkurën tonë?
1. Ushqimi
Për një lëkurë të mirë dhe të shëndetshme nevojitet vitamina A dhe E, dhe niacina (vitaminë B3), të cilat i marrim me anë të ushqimit. Sigurisht që ushqimi duhet të jetë i balancuar dhe duhet të shmangim përdorimin e “ushqimit të shpejtë” të quajtur fast food dhe junk food, dozat e tepruara të kafes, nikotinës, yndyrave, etj. Macrobiotika konsideron se çdo ushqim e ka energjinë e vet dhe kohën kur është e përshtatshme për të konsumuar. Pra, është mirë që gjatë muajve të dimrit të konsumoni ushqim të quajtur “JANG” energjisë sepse ajo i jep energji trupit dhe e ngohë atë, ka kalori shumë më tepër, përmirëson qarkullimin, etj. Në ushqimet JANG përfshihen fasule, piper, sheqer i papërpunuar, gjalpë, djegës (chili), çokollatë, vezë, peshk, hudhër, drithëra, vaj susami …
2. Fjetja
Është e nevojshme që të flini së paku 6-8 orë që të kanë mundësi të gjitha pjesët e trupit të funksionojnë në mënyrë normale gjatë ditës. Efektet e këqija të mungesës së gjumit me kohë do të reflektojnë edhe në lëkurë, sepse qelizat e lëkurës dhe indet e muskujve më së shumti rigjenerohen gjatë gjumit. Kështu, mungesa e gjumit përshpejton procesin e plakjes, lëkura e humbet elasticitetin e saj dhe është e manifestuar me zbehje, hijezime të errëta rreth syve, rrudhat, herpes, etj.
3. Uji
Uji përbën 72% të trupit të njeriut, kështu që ju duhet të pini ujë edhe për të parandaluar dehidratimin. Uji gjithashtu ndihmon në pastrimin e trupit nëpërmjet të ashtuquajturit detoksifikimit. Nëse jeni duke marrë më shumë kafeinë gjatë ditës, ju patjetër duhet të pini më shumë ujë. Sasia ditore e mjaftueshme e ujit që duhet të hyjë në trup të njeriut është 2-2,5 litra. Lëkura ka nevojë për sasi të mjaftueshme të acideve yndyrore, ceramides (një lloj i yndyrës) dhe kolesterol për mbajtjen e ujit.
4. Oksigjeni
Qelizat e lëkurës për të jetuar kanë nevojë për oksigjen, në kundërtën vjen deri tek dëmtimi i lëkurës. Ushqimi më i rëndësishëm i gjakut tonë është oksigjeni. Futja e tepruar e nikotinës në trup çon në degradimin dhe uljen e prodhimit të kolagjenit, dhe si rezultat shkaktohen rrudhat dhe e zvogëlhet elasticiteti i lëkurës. Pirja e duhanit shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, dhe kështu shkakton edhe zvogëlimin e furnizimit të lëkurës me oksigjen.
5. Stresi
Çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj stresit i cili çon në bllokimin e poreve dhe lëkura ynë nuk mund të merr „frymë“ normal. Stresi rrit nivelet e hormonit të kortizolit i cili mund të shfaqet përmes një shumëllojshmërije të proceseve inflamatore në lëkurë, lajmërohet kruarja, skuqja apo ngjashëm.
Si tjetër mund të kujdesemi për lëkurën tonë?
1. Pastrimi apo masazhat
Fërkimi i lëkurës në mënyrë mekanike apo masazhimi ndihmon në largimin e qelizave të lëkurës së “vdekur“ rezulton në ate mënyrë që qelizat e „gjalla“ nga shtresat e ulëta të dermisit mund të vijnë në sipërfaqe. Si përmes të pastrimit ashtu edhe masazhave të mira të trupit, do ta përgjakësojmë lëkurën, largojmë lodhjen, ndihmojmë lëkurën për tu riparuar dhe rigjeneruar. Pastrimin e lëkurës e aplikoni një herë në javë për të arritur përfitimet e saj.
2. Duke përdorur krema dhe vajra natyrale
Gjatë dimërit lëkura ka nevojë shtesë për hidratim, kështu që përdorni vajra sa më të natyrshme apo kremëra hidratuese. Kur e zgjedhni kremën gjithqysh sigurohuni që në të nuk ka alkool, sepse ajo do të thante edhe më shumë lëkurën. Sot ka një gamë të gjerë të recetave natyrore sipas të cilave vet mund të bëni vajra të ndryshme, kremëra, balsame për të arritur qëllimin tuaj. Kujdes të veqantë gjatë stinës së dimrit duhet ti kushtoni buzëve dhe duarve, sepse në to paraqiten shenjat e para të dukshme të temperaturave të ulëta.
kosovarja.ch