1.4 C
Priština
More

    Lejoni fëmijët të besojnë në Babadimër!

    spot_imgspot_img

    Çdo dhjetor për Babadimrin flitet më shumë se zakonisht sepse ai është i angazhuari për shpërndarjen e dhuratave dhe fëmijët e presin me padurim. A e përkrahni edhe ju besimin e fëmijëve në këtë gjysh të lumtur apo jeni adhurues i së vërtetës dhe realitetit? Po ju japim më shumë se shkaqe të mira për mashtrimin e fëmijëve kur bëhet fjalë për ekzistimin e Babadimrit.

    Qysh herët fëmijët ndahen në ata të cilëve prindët që në fillim i kanë treguar se Babadimri nuk është i vërtetë dhe në ata te të cilët prindët kanë përkrahur imagjinatën dhe besimin e tyre deri sa ata vetë e kanë kuptuar se Babadimri nuk ekziston. Ne për ju kemi shkaqe plotësisht të sigurta dhe pak argëtuese përse edhe më tutje duhet t’i mashtroni fëmijët për ekzistimin e gjyshit me mjekërr, me faqe të kuqe dhe veshje të kuqe.

    • Kjo është situata e vetme kur rrena nuk shkakton kurrfarë dëmi.
    • Nëse fëmijës nuk i pëlqen dhurata e vitit të ri gjithnjë keni kujt t’i vëni fajin.
    • E nxitni besimin e fëmijës në magjepsje.
    • Babadimri mundë të bëhet mjet i mirë për manipulim me fëmijët sepse gjithnjë mundë të thoni se “nëse nuk bëhesh i mirë, të akuzoj te Babadimri dhe nuk do të marrësh dhuratë”.
    • Momenti kur fëmija zbulon se Babadimri nuk është i vërtetë dhe ka qenë tërë kohën i mashtruar mundë të bëhet mësim shumë i rëndësishëm jetësorë.

    Çka do të ndodhë nëse fëmijës i tregoni se Babadimri nuk ekziston?

    Para se t’i zbuloni fëmijës tuaj të vërtetën mendoni mirë se a është i gatshëm të ju ndëgjojë dhe përgatitutni për pasojat që i sjell ajo, disa nga të cilat mundë të janë si vijon.

    Fëmija do ta kuptojë se magji nuk ka dhe mundë t’i urrejë festat. A ju kujtohet sa keni qenë i mërzitur kur e keni kuptuar se keni besuar në diçka që nuk ekziston. A jeni ndier i mashtruar? Si pasojë e këtij zhgënjimi mundë të bëhet edhe mungesa e motivimit që fëmijët tuaj ti kultivojnë besimin në Babadimër edhe fëmijëve të tyre.

    Çka të bëjmë?

    Pyetni fëmijën a dëshiron vërtetë që të kuptojë të vërtetën, por theksoni se besimi është argëtues, se shumë njerëz besojnë dhe mundet edhe ai të besojë aq sa të dëshirojë. Në këtë mënyrë fëmijës i jepni mundësi që ai vetë të vendosë, pa e mashtruar atë.

    Kur fëmija im më ka pyetur që t’i tregoj të vërtetën, i kam thënë se Babadimri nuk ekziston por që ne edhe më tej mundë të bëhemi sikur ekziston deri sa ai të dëshirojë. Ai u përgjigj se nuk ka rëndësi kush i sjell dhuratat, Babadimri apo prindët, përderisa i merr.

    Dhe në fund fare të ju cekim se, patjetër tregoni fëmijës që të vërtetën nuk do t’i zbuloni edhe shokëve tjerë të cilët besojnë akoma fort, thuani se është sekret i juaj i vogël.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...