Le të shpërthejë festa, këto shenja horoskopi do të kenë një javë super të mbarë në datat 20-26 maj

Dashi: Marsi do të ndikojë më së shumti në jetën tuaj intime. Të lindurit në shenjën e Dashit janë zakonisht të rezervuar, por në ditët në vijim do të shijoni kënaqësinë që falin bisedat mes miqsh. Dielli dhe Mërkuri do t’ju mësojnë të ndani vlerat që keni edhe me njerëzit që ju rrethojnë. Urani, planeti i ndryshimeve të mëdha do të ndikojë shumë ditën e mërkurë, ndaj prisni të papritura. Megjithatë, meritat për gjithçka ndodh i keni ju vetë.

Demi: Pas një fillim jave shumë të vrullshëm, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje komunikimit, ja pse të martën do t’i merrni gjërat më shtruar. Të lindurit në këtë shenjë s’do të shijojnë energjitë dhe entuziazmin që i karakterizon gjithmonë, por vetëm për një ditë. Këtë javë shoqëruesi juaj më i mirë është planeti i Venusit. Në mesjavë do të reflektoni dhe do të kuptoni në duhet të ndërmerrni gjëra të reja apo të paparashikuara. Kompromiset do të vlerësohen shumë.

Binjakët: Këtë javë nis zyrtarisht sezoni që u kushtohet të lindurve në shenjën tuaj dhe energjisë suaj dinamike dhe të papërmbajtshme. Për të festuar si duhet, Dielli dhe Mërkuri do t’ju dhurojnë energji edhe më të mëdha dhe mundësi të reja. Ky është një sinjal i qartë për të bërë përpara. Ndiqni instinktin që tanimë nuk ju zhgënjen. Stili juaj i jetesës vlerësohet shumë. Të mërkurën mund t’i lejoni vetes të bëni gjëra edhe të pamenduara mirë.

Gaforrja: Marsi ka rolin kryesor në shenjën tuaj dhe ju dhuron energji dhe një forcë unike, edhe pse të lindurit në shenjën tuaj zakonisht shquhen si “dembela”. Marsi do t’ju shoqërojë vazhdimisht, sidomos në aspektin profesional, ja pse s’duhet të dorëzoheni asnjëherë. Të mërkurën do të jeni në kulmin e energjive tuaja dhe do të ndërmerrni shumë gjëra, dhe për pasojë, të enjte do të ndiheni disi të lodhur. Vërini disa caqe synimeve që keni që të mos humbisni në mendime dhe ide. Pasion, por edhe tension në mes të javës për shkak të Hënës.

Luani: Lajme shumë të mira për ju. Ditën e martë, Dielli bashkë me Mërkurin do të shndërrohen në planetë miq për ju. Që prej së martës, nuk do të ndiheni më të ngarkuar në punë tani që planetët janë bërë aleatët tuaj, sidomos në aspektin profesional. Por jo vetëm kaq, Mërkuri do t’ju ndihmojë edhe në aspektin financiar. Nëse keni ëndrra dhe shikoni gjithmonë drejt së ardhmes, vazhdoni këmbëngulni se do të ecni shumë larg.

Virgjëresha: Kohët e fundit, planetët ju kanë përkëdhelur shumë dhe ju kanë ndihmuar, por duket se ndikimi i tyre do të ndryshojë dhe ju do t’i gjykoni sërish disa zgjedhje e vendime që keni marrë. Dielli dhe Mërkuri që prej ditës së martë do t’ju detyrojnë të përballeni me sfida të menjëhershme, të cilat me siguri doni t’i kaloni me sukses. Jeta juaj është shumë interesante, plot me ftesa dhe mundësi që karriera juaj të ndryshojë. Të mërkurën jepini të drejtë Marsit, pasi do t’ju shtyjë të ndërmerrni një nismë shumë të rëndësishme që do t’ju sjellë një mundësi të rrallë.

Peshorja: Kur yjet janë kaq të qetë, situata për ju bëhet e mërzitshme dhe filloni të lodheni mes planetëve që veprojnë kaq ngadalë. Edhe ju ndiheni të pasigurt. Mos u shqetësoni, pasi që prej së martës, Dielli dhe Mërkuri do të bëhen më aktivë dhe humori juaj do të ndryshojë. Do të ndiheni sikur jeni futur sërish në lojë. Do të përjetoni emocione të reja dhe do të keni ide të veçanta. Ëndrra shumë vizionare për të lindurit në këtë shenjë. Një person afër jush do t’ju mërzitë ditën e mërkurë, gjë që ndryshon normalitetin tuaj, por tanimë ju jeni mësuar me kësi situata.

Akrepi: Dy planetë shumë të rëndësishëm po ju pengojnë shumë, ja pse s’ndiheni të lumtur dhe të përmbushur. E marta do të jetë një ditë e veçantë për të lindur në këtë shenjë, pasi do të çliroheni si nga Dielli, ashtu edhe nga Mërkuri. Raportet tuaja në punë do të ndryshojnë dhe do të bini më shumë në sy duke marrë meritat që ju takojnë. Kaq pak do t’ju mjaftojë për të kaluar në sulm dhe të ndiheni të fortë për të reaguar. Marsi është planeti juaj mbrojtës. Të mërkurën do të përballeni me realitetin dhe do të kërkoni ndryshime të mëdha.

Shigjetari: Keni ndalur në vend, jeni shumë të qetë. Gjatë ditëve në vijim, yjet nuk do t’ju favorizojnë aspak dhe ju do të ndiheni të pasigurt për shkak të Jupiterit që ndikon më së shumti në shenjën tuaj. Qetësia për ju është shumë e çmuar dhe këtë javë duhet ta përdorni në maksimum. Dielli dhe Mërkuri do të ndikojnë po ashtu negativisht në shenjën tuaj, ja pse do të përballeni me probleme në aspektin tuaj sentimental dhe profesional. Jeni dyshues për gjithçka. Vullneti juaj është i hekurt dhe s’doni të lini pas dore asgjë dhe askënd. Këtë javë e kanë në dorë gjithçka yjet.

Bricjapi: Tani që Dielli dhe Mërkuri nuk ju mbështesin më, Bricjapët do të ndihen më të qetë, edhe pse argëtimi do të mungojë. Për ju qetësia është e domosdoshme. Do t’ju kaplojë një gjendje ngathtësie dhe do të ndjeni nevojën për të reflektuar e për t’u përfshirë. Të mërkurën, Marsi do të përpiqet t’ju prishë planet duke ju përballur me disa lajme të reja e të papritura për të cilat s’keni vendosur aspak ju. Mos i harroni pasiguritë tuaja të vogla, sepse falë tyre kuptoni se cilët janë kufijtë kur gjërat bëhet të rrezikshme.

Ujori: Ndiheni të lodhur nga barra që keni mbajtur apo nga kufijtë që ju kanë vënë. Ju keni një stil dinamik, të cilin doni ta ndiqni. Lajme shumë të mira për ju. Ditën e martë, Dielli dhe Mërkuri shndërrohen në aleatët tuaj më besnikë, ja pse do të rifitoni besimin tek e tashmja dhe tek e ardhmja. Dielli do të përmirësojë marrëdhëniet tuaja sentimentale, por edhe ato profesionale. Keni ambicie të reja këtë periudhë. Yjet kanë filluar t’ju duan shumë.

Peshqit: Të lindurit në këtë shenjë janë mësuar me energjitë e tyre të mira dhe me forcën shprehëse. Të martën yjet do t’ju lënë paksa në baltë dhe do të përballeni me disa pasoja që s’do t’ju pëlqejnë shumë. Dielli do të kërkojë të tregoheni më të saktë dhe më të përgjegjshëm ndaj gjërave të vogla. Janë disa punë që duken të parëndësishme, por me ndikim të madh. Kujdesuni më mirë për trupin tuaj dhe për mirëqenien tuaj në përgjithësi. Mërkuri do t’ju vështirësojë pak raportet sentimentale. Ç’mund të bëni ju? Mos harroni se falë Venusit ju dukeni gjithmonë të ëmbël dhe joshës. Hiquni thjesht sikur asgjë s’ka ndryshuar.

kosovarja.ch