Kur bie fjala për grim, harroni traditën dhe bëni pak nryshime. Bëhuni e fortë dhe vendosni për ‘smokey eyes’ dhe thonjë të kuq. Por mos e teproni, thjesht bëhuni e matur.
Sa i përket përzgjedhjes së fustanit të nusërisë, mund ta zgjidhni një fustan ngjyrë shampanjë, ngjyrë ari apo edhe deri ndër gju, por mundeni edhe ndonjë me ngjyrë më të ndezur. Nëse e keni bërë përzgjedhjen e fustanit një ngjyrësh, atëherë atë mund ta dekoroni me gurë, apo edhe me ndonjë rryp ngjyrë të ndezur. Sa i përket materialit, zgjidhni ndonjë më të lehtë dhe të derdhur.
Frizura dhe dekori për flokë duhet të jenë të dukshëm. Flokët lëshoni apo lidhini vetëm sa të mos ju pengojnë në fytyrë gjatë gjithë ditës. Mos harroni që në flokë të vendosni ndonjë detaj.
Tortën zgjidheni sipas shijes suaj, por kujdesuni që ajo të jetë edhe bukur e dekoruar.
Nëse vendosni për ndonjë fustan nusërie të thjeshtë, kur ta zgjidhni buqetën e luleve, mundohuni që me të ta thyeni monotoninë. Le të jetë bidermajeri juaj prej luleve natyrale, pa fletë artificiale, xixa dhe margaritarë.
Organizoni ndonjë kurorëzim ku të gjitha ndodhitë të jenë në një vend, që të mos mendoni pastaj si të shkoni deri në komunë, e pastaj në restoran. Varianti më i mirë do të ishte kurorëzimi në natyrë, aty ku do të thirrni edhe personin civil i cili do t’ju kurorëzojë.
Listën e të ftuarve formojeni vetë, nëse merr pjesë edhe dikush nga familja, me siguri do të thrrisni njerëz më shumë se sa keni menduar. Ditën tuaj më të mirë duhet ta kaloni pranë njerëzve më të dashur që i keni.
Bendin zgjidheni sipas qejfit tuaj dhe atmosferës suaj. Në vend që vallëzimin e parë ta kaloni në mënyrën tradicionale, mendoni ndonjë koreografi e cila do t’i pëlqejë të gjithë mysafirëve me diçka të veçant që do të prezantoni./kosovarja.ch/