0.5 C
Priština
More

    Lazanjë shtëpie me mish të grirë dhe perime…

    spot_imgspot_img

    Për të gjithë adhuruesit e kuzhinës italiane, një recetë për lazanjë shtëpie me mish të grirë dhe perime.

    Përbërësit:

    • 4 lugë vaj ulliri
    • 4 celer
    • 2 karrota
    • 1 qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • Një tufë rozmarinë
    • 700 gr. Mish të grirë
    • 1 gotë verë të kuqe (750 ml)
    • 400 gr. Pure domatesh (2 konzerva)
    • 200 ml supë viçi
    • Kripë
    • Piper i bluar

    Për salcën beshamel:

    • 1 litër qumësht
    • 2 gjethe dafine
    • ¼ e qepës
    • Pak arrë moskate
    • 50 gr. Gjalpë
    • 50 gr. Miell
    • Paketim i pastave për lazanjë
    • 125 gr. Djath mocarela
    • Parmezan i grimcuar
    • Piper i zi
    • 2 lugë gjalpë

    Përgatitja:

    1. Ngrohni furrën në 180 gradë.
    2. Për përgatitjen e salcës fillestare ngrohni vajin e ullirit, hidhni celerin e grirë, karrotat dhe qepën. Gatuani rreth 15 minuta derisa masa të zbutet dhe fitojë ngjyrë të artë. Shtoni rozmarinën dhe hudhrën e grirë dhe vazhdoni edhe pak me fërgimin.
    3. Shtoni mishin e bluar deri sa të avullohet tërë uji nga tigani.
    4. Shtoni sasinë e verës rreth 400 ml dhe përzieni mirë, lëreni në ngrohje për rreth 45 minuta.
    5. Pasi të largohet sasia e alkoholit nga vera, shtoni supën e viçit dhe purenë e domateve. Lëreni të përgatitet për rreth 2 orë. Shtoni kripë dhe biber sipas nevojës dhe shijes.
    6. Për salcën beshamel, hidhni qumështin në tenxhere, shtoni gjethet dafine, qepën e grirë imët dhe spërkatni pak me arrë moskate. Lëreni që të vlojë.
    7. Në një enë tjetër, shkrini gjalpin dhe shtoni miellin. Përzieni mirë rreth 2 minuta. Largoni qumështin nga ngrohja dhe gradualisht shtoni sasinë e miellit me përzierje të vazhdueshme.
    8. Pastën e lazanjave zieni në ujë të kripur për rreth 3 minuta. Në fundin e enës ku do të renditni pastën e lazanjës, hidhni pak salcë beshamel, më pas renditni koret, pastaj parmezan dhe mocarelën e prerë në copa të vogla, shtoni kripë dhe biber e më pas mishin. Përsëritni procedurën deri në përfundim të përbërësve. Në fund, në krye shtoni disa copëza gjalpë dhe pjekni në furrë për rreth 30 minuta.
    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...