Kur gjithçka është në rregull me lëkurën, gjëndrrat e yndyrës vazhdimisht prodhojnë yndyrë e cila e mbanë lëkurën të butë dhe të lagësht. Por, kur vjen dimri, ajri i thatë shkakton ndryshime në lëkurë. Atëherë lëkura bëhet e plasaritur, vrazhdë, me luspa dhe me kruarje.
Pjesët e trupit më të ekspozuara ndaj ajrit të thatë janë fytyra dhe duart, kurse në shuplakë prodhohet sasi më e vogël e yndyrës mbrojtëse. Lëkurës së thatë mund t’i ndihmoni me shumë preparate për zbutjen e lëkurës, kurse mund t’i provoni edhe disa nga përgatitjet shtëpiake.
Sapuni dhe lëkura
- ndaloni përdorimin e sapunit aromatik sepse ai e thanë lëkurën kurse aromat që përmbanë ndikojnë në mënyrë irituese.
- përdorni sapun kremozë. Në të ka më tepër yndyrë dhe vajra, të cilët lënë shtresë të hollë vajore në lëkurë.
- përdorni preparate të buta për pastrimin e lëkurës, me këtë do të pastroni lëkurën pa larguar tepër vajin natyral.
- përdorni sapune të lëngshëm në të cilët shkruan se e zbusin lëkurën. Ato do të jenë të butë për lëkurën tuaj.
Lagështia
- nëse dimrit ngroheni me stufë të druve apo me oxhak, përdorni me masë, sepse ngrohtësia e tyre është shumë e thatë.
- mbani lagështinë e duhur në shtëpi. Vendosni enën me ujë mbi stufë, vendosni enë me ujë në radiatorë, gjatë dushit leni derën e banjos hapur apo përdorni “lagështorë ajri” (humidifier) në dhomën e gjumit.
Ushqimi dhe uji
- hani peshk me yndyrë së paku dy herë në javë, sepse është i pasur me omega-3 acide yndyrore, të cilët ruajnë shëndetin e membranës së qelizave të lëkurës.
- konsumoni më shpesh arra, avokado dhe vaj të farave të lirit.
- merrni sallatë apo qullë tërshëre për mëngjes, në të cilën shtoni 2 lugë vaj liri.
- çdo ditë pini së paku 8 gota ujë.
Vitaminat dhe mineralet
- konsumoni shtesa ushqimi multivitamine dhe multiminerale, të cilët në një tabletë ofrojnë shumë gjëra të ushqyeshme për lëkurën.
- çdo ditë merrni shtesë ushqimore e cila përmbanë vitamina C dhe B kompleks. Këto vitamina së bashku me minerale të ndryshme, ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.
kosovarja.ch