Një sasi e caktuar e vajit që prodhohet nga skalpi ynë, mbron flokun nga mjedisi. Megjithatë yndyra e tepërt përveç që shkakton irritim dhe zbokth, bën që flokët të duken keq dhe pa volum.
Ju duhet të identifikoni se çfarë po shkakton yndyrosjen e tepërt dhe ta evitoni atë. Më poshtë gjeni disa gjëra të mundshme që mund të sjellin yndyrën e tepërt.
- Ju i mbani shpesh flokët të kapura dhe të shtrënguara shumë
Një bisht elegant mund të duket si një mënyrë e mirë për të fshehur yndyrën. Ky stil flokësh mund të duket i këndshëm, por në rrënjë grumbullohet yndyrë. Ky stil kërkon shumë produkte flokësh që e bëjnë të butë dhe shumë të yndyrshëm.
Çfarë të bëni:
Mos përdorni shumë produkte dhe stilime që kërkojnë shumë krehje dhe prekje.
- Nuk i shpëlani flokët me ujë të ftohtë
Uji i nxehtë është i shkëlqyeshëm për hapjen e poreve dhe kutikulave të flokëve dhe largimin e papastërtisë, por mund të jetë edhe i dëmshëm. Ai mund ta thajë lëkurën e kokës shumë, duke shkaktuar zbokth dhe prodhim të tepërt të vajit.
Çfarë të bëni:
Është më mirë të zgjidhni ujë të ngrohtë kur aplikoni shampon, ndërsa për t’i shpëlarë, përdorni ujë të ftohtë, për të mbyllur poret.
- Ju zgjidhni produktet e gabuara për kujdesin ndaj flokëve
Ekspertët këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm me produktet që etiketohen si “intensive”, sepse mund të mbingarkojnë flokët duke i bërë të sheshta. Ata mund ta mbulojnë flokun me një shtresë të hollë mbrojtëse që i bën të duken më të yndyrshëm, sidomos nëse keni flokë të hollë, pasi i bën më të yndyrshëm.
Çfarë të bëni:
Ekspertët këshillojnë të shmangni produktet që janë të dizajnuara për flokë të thatë ose të dëmtuar. Është një ide e mirë të përdorni një pastrues dy herë në muaj, për të pastruar materialet e mbetura nga produktet kozmetike dhe për t’i ndihmuar flokët të qëndrojnë të freskët.
- Ju krihni dhe prekni flokët shumë shpesh
Kur prekni flokët, vajrat dhe bakteret që janë në duar kalojnë në kokë, duke krijuar yndyrë. Larja e shpeshtë është e dëmshme, sepse e përhap yndyrën në të gjithë flokët dhe i bën të duken më pak voluminozë.
Çfarë të bëni:
Krijoni një zakon për të mos prekur fytyrën me duar dhe ndërgjegjësohuni sidomos kur ndiheni neroze gjatë një bisede. Mos e teproni me krehjen: ekspertët sugjerojnë që 2 herë në ditë mund të jenë të mjaftueshme për njerëzit që nuk kanë flokë shumë kaçurrelë dhe gjithmonë krihini me një furçë të pastër.
- Jeni shumë të stresuara
Stresi e bën trupin tuaj të prodhojë më shumë kortizol. Ky hormon nxit lëkurën të prodhojë më shumë vaj dhe zbokth.
Çfarë të bëni:
Nuk mund të bëni shumë për këtë, vetëm nëse ndryshoni stilin e flokëve dhe përpiqeni të menaxhoni stresin. Përdorimi i produkteve të veçanta mund t’ju ndihmojë të luftoni zbokthin dhe lëkura do të jetë më e shëndetshme.
- I lani flokët shumë shpesh
Edhe pse mund të tingëllojë pak absurde, sa më shumë t’i lani flokët, aq më të yndyrshëm bëhen. Një biologe flokësh thotë se ato kanë miliarda baktere që prodhojnë një pH (pehazh) të shëndetshëm për lëkurën tonë. Kur lahen shumë shpesh, ky ekuilibër prishet dhe gjëndrat e yndyrës prodhojnë më shumë vaj.
Çfarë të bëni:
Përpiquni ta ulni gradualisht shpeshtësinë me të cilën lani flokët dhe përdorni shampo që nuk e thajnë lëkurën. Ekspertët këshillojnë t’i kushtoni vëmendje zonës ku jetoni dhe problemeve që keni me flokët. Për shembull, banorët e qytetit duhet t’i lajnë flokët më shpesh sesa njerëzit që jetojnë në zona rurale.