Labinot Tahiri vazhdon t’u dal në ndihmë njerëzve. Këtë herë janë 8 studentët nga Kosova, të mbetur në Egjipt si pasojë e COVID-19.
Përmes postimit në Facebook, Labi ka bërë të ditur që këtyre do t’u përcjellë një shumë të parave.
“Me ardhjen e Egzon Ibrahimit dhe të Fadil Hoxhës në shtëpinë time, të cilët u interesuan për 8 studentët në Egjipt, të cilët kanë mbetur atje gjatë kohës së pandemisë, ne u interesuam menjeherë për ta , do të ju dergojmë së paku 3000 € për biletat kthyese ose për bursa! Ata kanë mbetur atje si pasojë e pandemisë! Personalisht dua t’iu bëj thirrje edhe organeve shtetërore që sa më parë të interesohen për kthimin e djemve në atdheun e tyre.” – ka shkruar këngëtari.
Ai ka treguar se këto para do t’i dorëzoj në Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Kam dëshirë që paratë ti dorëzoj tek Bashksia Islame e Kosovës, me shpresë që ato të iu shkojnë këtyre 8 studentëve ku po studijojnë fakultetin e shkencave Islame.” – ka përfrunduar postimin e tij Labinot Tahiri.