Ky trik i lejon njerëzit të bëjnë çfarë të dëshirojnë!

Psikologët kanë konfirmuar se mjafton vetëm një strategji e thjeshtë, që nuk ka nevojë të praktikohet, nuk ju kërkon të hiqni dorë dhe nuk ju detyron të bëheni horr ndaj të tjerëve …

Teknika të cilën e ka zhvilluar shkencëtari Gevin Kildaf dhe Adam Galinski shpie deri në atë masë kur ju kujtohet momenti në të cilën jeni ndjerë të fuqishëm dhe kjo qasje padyshim është vërtetuar shkencërisht. Hulumtuesit kanë ndarë anketuesit në tri grupe – tek njëra është dashur që të kujtoheni rreth një situate ku të tjerët kanë pasur ndikim apo fuqi mbi ju, tjetra është menduar të jetë një situatë ku ju keni ndikuar tek të tjerët, ndërsa grupi kontrollues është dashur vetëm të përshkruajë mbledhjen apo tubimin e fundit.

Ekzistojnë libra për vet-mësim, trajnim për jetën si dhe “institucione” tjera që ofrojnë shumë këshilla si të rrisni vetë-besimin tuaj, si të veproni me vendosmëri – me pak fjalë si të trajnoni pushtetin. Por, pas tërë kësaj, çka thotë shkenca në lidhje me këtë? Psikologët kanë konfirmuar se mjafton vetëm një strategji e thjeshtë, që nuk ka nevojë të praktikohet, nuk ju kërkon të hiqni dorë dhe nuk ju detyron të bëheni horr ndaj të tjerëve.

Pastaj i kanë bashkuar këta dhe i kanë dhënë detyrë për të aktruar rolin apo skenarin e mbijetesës në Arktik. Pas kësaj, janë dashur të vlerësojnë njëri-tjetrin, të shohin se kush kishte më shumë ndikim në grupe dhe ngjashëm. Në dy ditë, ata janë ribashkuar dhe kanë marrë një detyrë të re – të shpikin një organizatë për mbrojtjen e mjedisit. Në të dy situatat, grupi udhëhiqej nga personat që kanë kujtuar momentet kur janë ndjerë të fuqishëm dhe me ndikim.

kosovarja.ch