Të gjithë e dimë që edhe modelet dhe VIP-at nuk janë imunë ndaj celulitit. Por në sezonin e plazhit të gjithë duam të dukemi në formë me rrobat e banjës veshur. Prandaj duhet të dini që ka disa trajtime edhe në kushte shtëpie që mund t’i bëni për të reduktuar celulitin. Një prej këtyre gjërave është scrubi me kafe – i preferuari i të gjithëve, madje edhe i vajzave të famshme.
Armiku numër 1 i celulitit është kafeina, e cila siguron antioksidantë në lëkurë kur aplikohet. Prandaj maskat dhe kremrat më të mirë anticelulit kanë si bazë kafenë. Një prej këtyre scrubeve i sugjeruar nga Elle.com është ai me kafe, vaj kokosi dhe kripë deti.
Duke masazhuar çdo zonë problematike me këtë scrub, ju do të stimuloni qarkullimin e gjakut, i cili do të tendosë lëkurën.
Për një efektivitet më të lartë, bëni si Miranda Kerr dhe Elle Macpherson: Investoni në një furçë të thatë, e cila ndihmon gjithashtu në qarkullimin e gjakut.
Çfarë ju duhet për përgatitjen e scrubit?
1 filxhan me mbetje kafeje
6 lugë gjelle vaj kokosi
3 lugë gjelle kripë deti ose sheqer
1 kavanoz bosh
1 furçë e thatë (opsionale)
Hapi 1
Hidhini përbërësit e thatë në një filxhan ose tas të madh matës.
Hapi 2
Shkrini vajin e arrës së kokosit në mikrovalë nëse është i ngurtë dhe shtojeni në përzierje.
Hapi 3
Përziejini mirë.
Hapi 4
Hidheni përmbajtjen në një kavanoz.
Hapi 5 (opsional)
Para se të futeni në dush, përdorni furçën tuaj të thatë për të eksoliuar dhe stimuluar qarkullimin e gjakut. Fërkoni lehtësisht me lëvizje rrethore në çdo zonë problematike, ose në të gjithë trupin tuaj.
Hapi 6
Në dush, aplikoni scrubin në zonat me celulit. Masazhojeni mbi lëkurë në lëvizje rrethore përpara se ta shpëlani. Përsëriteni sa herë që bëni dush për rezultate më të mira.