Nëse hetoni që qeskat rreth syve tuaj nuk kalojnë për disa ditë, kërkoni ndihmën mjekut. Ai mund t’ju thotë se flitet për ndonjë ndezje në veshkë, për sinuse apo ndonjë gjë tjetër.
Përvec një nate pa gjumë, arsye për shfaqjen e këtyre qeskave mund të jenë edhe problemet shëndetësore, sic janë për shembull sëmundjet e veshkave.
Puna jo e meirë e veshkave shpie në grumbullimin e lëngjeve në organizëm, gjë që krijon qeska nën sy, por edhe disa probleme të tjera në trup.
Disbalansi hormonal
Gjatë cilkit menstrual, hormonet e mbajnë ujin në organizëm, krijojnë probleme me gjumin dhe qska të errëta nën sy. Prandaj një javë para se t’ju fillojë cikli, këshillohenu t’u shmangeni ushqimeve të njelmëta dhe gjërave të tjera që e lidhin ujin.
Pini caj të gjelbër, i cili është deuretik, i cili i nxjerr jashtë lengjet e teperta dhe i rregullon hormonet.
Alergji nga ushqimi
Përvec që mund të jenë rezultat i sëmundjes së veshkave, qeskat nën sy mund të paraqesin edhe alergji nga ushqimi. Nëse shihni se qeskat s’po ju kalojnë, më së miri është të vizitoni mjekun tuaj.
Helme në organizëm
Sikurse që uji i tepruar në organizëm krijon qeska nën sy, ashtu edhe alkooli, kafja dhe cigarja e tepruar të dehidrojnë dhe krijojnë qeska të atilla. Në këtë rast trupit i nevojitet një pastrim i plotë me anë të të cilit do t’i nxirrte të gjitha toksinat, të cilat e rëndojnë mëlcinë dhe veshkat./kosovarja.ch/