Cilado qoftë arsyeja që nuk shkoni dot në një sallon për të bërë pedikyr, nuk është justifikim për të mos u kujdesur për këmbët. Këtë gjë mund ta bëni edhe në shtëpi me shumë pak kosto.
Filloni me një dush. Mos harroni që gjatë dushit të përdorni një skrab për thembrat. Pas dushit përdorni një vaj (sipas dëshirës) dhe masazhojini këmbët dhe thonjtë me të.
Tashmë ka ardhur koha për t’u dhënë thonjve formën që dëshironi. Pritini, nëse doni të shkurtoni gjatësinë e tyre dhe më pas përdoni një limë për t’u dhënë formë.
Merrni manikyrin e preferuar dhe filloni të lyeni thonjtë. Kini kujdes që të ruani linjat dhe të mos ngjyrosni përtej thoit. Gjithashtu nuk është nevoja të vini disa shtresa manikyri.
Menduat se mbaruat? Gabim. Tani vjen pjesa më e rëndësishme. Nëse doni të ruani pedikyrin e bërë, kujdesuni për këmbët. Aplikoni vaj për kutikulat të paktën një herë në javë. Gjithashtu mos harroni të trajtoni edhe lëkurën e vdekur të këmbëve.
Nëse nuk keni kohë për të ndjekur të gjithë hapat e mësipërm, atëherë thjesht kujdesuni për këmbët dhe ato përsëri do të ngjajnë bukur edhe pse të palyera.