-0.3 C
Priština
More

    Kurrë nuk kam arritur kënaqësi në seks, dhe jam shumë në rregull me këtë!

    spot_imgspot_img

    Seksi ka qenë gjithmonë i dhimbshëm për mua. Nuk është se nuk më pëlqen të bëj seks (e bëj për një kohë të shkurtër), por e vërteta është se pas disa minutash kënaqësi, seksi shëndrrohet në dhimbje të padurueshme.

    Unë gjithmonë e kam ditur këtë për veten time. Është e pamundur mos ta dish këtë për veten. Unë njihja plot persona ku tregonin përvoja shumë të mira seksuale dhe e dija se seksi nuk shkakton dhimbje tek të gjithë. Por, unë kurrë nuk kam tentuar ta fiksoj problemin tim në lidhje me seksin. Ajo çfarë kam bërë është se kam zëvendësuar thjeshtë marrëdhëniet me seks oral.

    Pasi e kam zbuluar këtë kënaqësi për veten time, unë fillova ta kërkoja vetëm këtë lloj. Ka shumë më pak punë dhe pozicione gjatë seksit oral, por aktivizimi i libidos mund të jetë edhe më i madh. E mira e kësaj është se gjithçka përfundon kur unë arrij orgazmë e kur mashkulli arrin ereksion.

    Unë fillova jetën time intime duke ofruar dhe duke marrë seks oral, si rrjedhë kryesore e kënaqësisë sime seksuale. Marrëdhëniet ishin strikte vetëm në raste të caktuara dhe të rralla. Tani, jam martuar dhe vazhdoj rutinën time edhe me burrin tim dhe më funksionon shumë mirë, në përjashtim të rasteve kur kryejmë marrëdhënie për ta dëfryer burrin tim, se për mua është dhimbje dhe dënim ndaj vetvetes. Fundja, kur jeni të martuar dhe me fëmijë që nuk flenë, e vetmja gjë që mund të përfundoj shpejt dhe të kënaqeni është seksi oral, gjithsesi, për më tepër as koha nuk ju premton.

    Kjo situatë vazhdoi deri pas lindjes së djalit tim, ku edhe kuptova për gjendjen time. Pasi iu referova gjinekologut tim, i specializuar në menaxhimin e dhimbjes, biseduam për mundësinë që unë mund të kisha endometriozë.

    Pasi vazhdova testimet dhe kontrollet, mjeku më pyeti në kisha dhimbje gjatë aktivitetit seksual, dhe unë e pohova gjendjen time. Mjeku më sqaroi se kisha një çrregullim që quhet spazma e muskujve të legenit apo mosfunksionimi i tij. Pasi u vesha nga kontrolla që më bëri, ajo vazhdoi me sqarimet rreth çrregullimit tim si dhe terapisë fizike që duhej ta bëja për të forcuar muskujt e legenit dhe për të lehtësuar shqetësimin tim.

    Unë u befasova si mund ti bëja ushtrime vaginës sime, por mjeku më informoi se ekzistonin disa lloje të ushtrimeve që mund të ndihmonin shumë si ushtrimet e Kegelit që ndikojnë në forcimin e muskujve. Në fund fare, më gëzoi me faktin se do të mund të shijoja seksin në maksimum pa qenë nevoja të jetë i dhimbshëm më.

    Unë nuk doja ti bashkangjitesha terapisë fizike për t’iu kushtuar vaginës sime, kisha fëmijë dhe karrierë që nuk doja ta humbisja kohën për gjëra të tilla. Për më tepër, për mua nuk paraqiste fare problem edhe të mos kisha seks. Dhe, me këto mendime në kokë unë vazhdova jetën time ashtu siç e praktikoja më parë – ne kënaqemi me burrin me anë të seksit oral, kam dy fëmijë dhe jetoj shumë mirë. Fundja, nëse do doja ti rikthehem seksit dhe të shërohem nga dhimbja e papërballueshme, thejshtë mund ti drejtohem terapistit fizik dhe ta rikthej vaginën time në formë. Por, tani për tani, jeta ime seksuale është e përmbushur edhe pa të./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...