Kurë për zemrën dhe shumë pak kalori

6 fakte për kungullin e njomë (kungulleshën) që ju nuk i dinit!

Nëse dëshironi të konsumoni perime me ndikim të shumtë në organizëm, kungulli është përzgjedhja ideale. Ekzistojnë disa mënyra të përgatitjes së tyre derisa organizmit tuaj i dhuroni disa lloje të ndryshme të vitaminave dhe mineraleve.

Përveç ndikimit të shkëlqyer që ka në organizëm dhe shijes perfekte, ekzistojnë edhe disa fakte rreth kungujve që do ju habisin!

Shumë pak kalori

Rreth 250 gram kungull përbën 19 kalori. Që t`a keni më të qartë, kjo sasi është 40-50% më pak kalori se perimet tjera me kalori të ulët siç është brokoli.

Për shkak të nivelit të ulët të kalorive, në konsumimin e kungullit mund të kënaqeni në mënyra të ndryshme – të ziera, të pjekura, me sallatë…

Fruta me gjethe ngrënëse

Edhepse është klasifikuar si perime, kungulli është frut sepse origjinën e ka nga lulja, e cila gjithashtu është ngrënëse.

Ushqim i shkëlqyer për zemrën

Kungulli i njomë përmban një sasi të madhe të kaliumit – 295 miligram për 250 gram, apo 8% e marrjes së rekomanduar ditore të këtij minerali. Kolegji Amerikan i kardiologëve beson se kaliumi mund të jetë ndihmë e madhe kur vjen puna për kontrollin e presionit të gjakut duke reduktuar efektet e dëmshme të kripës në trupin tuaj. Studimet tregojnë se rritja e futjes së kaliumit mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në tru, si dhe të zvogëlojë shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, kungulli është i pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që stimulon qelizat e juaja për funksionimin më të mirë, e ul presionin e gjakut dhe mbron arteriet nga bllokimi. Vetëm 250 gram kungull i njomë përmban 20 miligram vitaminë C, e cila sasi është rreth 33 % të dozës së rekomanduar ditore.

Zëvendësimi për spageti

Për shije më të mirë dhe krejtësisht të ndryshme, mund të ndjeheni të lirë për të shtuar në recetën për spageti edhe kungull të njomë. Por këto spageti mund që krejtësisht të zëvendësohen me kungull të njomë!

Kjo është një alternativë e shkëlqyer, shumë e shëndetshme, dhe është shumë e lehtë për tu bërë – ju duhet vetëm një rende e cila do të bëjë prerje të gjata nga kungulli i njomë.

Nuk është gjithmonë i gjelbërt

Ekziston edhe version i verdhë i kungullit! Është në të njejtën madhësi dhe formë sikur ai i gjelbërt por në shije është më i ëmbël. Kungulli i verdhë është përzgjedhje e shkëlqyer nëse dëshironi të shtoni një nuancë të artë në çdo gjellë.

Pedigre internacionale dhe emrat e shumtë

Italianët mendohen të jenë të parët që kanë krijuar llojin modern të kungullit, farën e të cilit e kanë sjellur nga Amerika.

Fjala italiane për kungullin është “zucca”, përderisa në Amerikë përdoret trajta “zucchini”. Kjo perime është prezente qysh 5,500 vite p.e.s dhe është përdorur si ushqim i përditshëm në tërë Amerikën Qëndrore dhe Veriore.

kosovarja.ch