-3.2 C
Priština
More

    Kur të bëni test shtatzënie?

    spot_imgspot_img

    Prisni t’ju mbarojnë periodat apo e bëni përpara?

    Mënyra më e mirë për të testuar shtatzëninë është të prisni deri sa t‘ju mbarojnë periodat. Testet e shtatzënisë që mund t’i blini në barnatore, do t’ju bëjnë të prisni që t’jua tregojnë më së miri rezultatin.

    Por, a dëshironi ta dini atë më parë, do t’ju njoftojmë edhe me disa gjëra që duhet t’i keni parasysh kur e përcaktoni kohën e testimit.

     Ovulimi, konceptimi dhe implantimi

    Duhet ta mbani mend se secila grua nuk është njësoj dhe se koha e nevojshme për mbarësim ndryshon nga njëra te tjera. Keqkuptimi më i shpeshtë eshte që ngjizja të ndodhë 7 ditë pas konceptimit, por hulumtimet tregojnë se lajmëtari i parë i shtatzënisë, hormoni HCG, për shkak të ngjizjes, është paraqitur 12 ditë pas ovulimit, që i bie se 84% e shtatzanive ndodhin prej 8-10 ditë pas ovulimit. Nëse testi juaj i shtatzënisë nuk është pozitiv, kjo s’do të thotë se s’jeni shtatzënë. Mbase ovulimi juaj ka qenë më i vonshëm ( që do të thotë konceptimi dhe pas tij tajimi i hormonit HCG nuk është bërë sikurse e keni llogaritur), ose ngjizja në ju ka zgjatur më shumë se c’ndodh zakonisht.

    Ndjeshmëria e testeve të shtatzënisë

    Ndjeshmëria e testeve të sotme mund të ndryshojë shumë. Cfarë është testi i ndjeshëm, tani më është mundësia për ta zbuluar shtatzëninë tuaj përpara se të duhet t’i keni periodat. Ndjeshmëria e testeve të shtatzënisë nënkupton mundësinë e zbulimit të sasisë më të vogël të hormonit HCG. Për shembull, disa teste mund të zbulojnë 20 mlU të hormonit HCG, përderisa disa të tjera e zbulojnë në 150-250 mlU. Kjo nënkupton se testet që mund të zbulojnë sasi më të vogël të hormonit janë në gjendje më shpejt të japin rezultat se sa të tjerat. Testi që është i ndjeshëm në 20 mlU të hormonit HCG mund ta zbulojnë shtatzëninë 6-8 ditë pas ovulimit (natyrisht nëse ngjizja ka ndodhur), por një përqindje shumë e vogël grash mund të fitojnë një test pozitiv kaq herët. Kjo përqindje rritet te gratë që e kanë bërë testin 9 a 10 ditë pas ovulimit.

    Anët negative të testit të ndjeshëm për zbulim të hershëm të shtatzënisë

    Testet e ndjeshme të shtatzënisë (20-25 mlU) ju mundësojnë që më herët të dini nëse “mundi” juaj është rrumbullakuar me shtatzëni, por ekzistojnë eshe anët e tyre negative.

    Fatkeqësisht, 25% e shtatzënive përfundojnë me abort dhe shumë prej tyre ndodhin në faza tepër të hershme. Nëse përdorni teste të ndjeshme të shtatzënisë dhe e bëni shumë më herët sesa që duhet t’i keni periodat, mund të kini test pozitiv, por pavarësisht nga kjo mund t’ju vijnë edhe menstruacionet (periodat), sepse shumë herët keni dështuar. Po të prisnit deri sa t’ju vijnë menstruacionet, as që do ta dinit se keni qenë shtatzënë. Disa gra vështirë e përballojnë këtë situatë dhe mund të rëndohen emocionalisht.

    Përfundimi

    Nëse e njihni mirë ciklin tuaj menstrual dhe nëse mund të përballoni emocionalisht të kuptoni për ndonjë dështim të hershëm, testimi me teste të ndjeshme 9 apo 10 ditë pas ovulimit (20-25 mlU) te një përqindje e madhe grash jep rezultate pozitive.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...